Reklame:

“Bike Tour” ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta

Pas kulles panoramike, pasareles se drurit dhe shetitjes me varka tashme vizitoret do te kene mundesi te shijojne bukurite e zones duke bere nje xhiro argetuese me biçikleta.

Bukurite e shumta natyrore te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta jane kthyer ne nje “magnet” per turistet e shumte te huaj dhe vendas te apasionuar pas natyres.

Plazhi, laguna, pelikani kaçurrel dhe pylli qe e rrethon jane disa nga asetet kryesore te zhvillimit te turizmit ne Divjake, krahas monumenteve te kultures qe ndodhen ne zone.

Per kete Bashkia Divjake po punon fort duke krijuar kushtet maksimale dhe duke ofruar shumllojshmeri sherbimesh.

Nje tjeter sherbim i ofrohet te gjithe vizitoreve te parkut ai i udhetimit me biçiklete.

Bashkia ka vene ne dispozicion si fillim 9 biçikleta per te rritur dhe 2 per femije.

Ky sherbim do te ofrohet me nje pagese minimale prej 100 leke/ora e cila do te sherbeje per mirmbajtjen e tyre.

Mjafton nje mjet identifikimi dhe ju mund te perfitoni nga ky sherbim duke shijuar bukurite dhe duke u argetuar njekohesisht.

Parku Kombetar Divjake-Karavasta eshte nje zone e mbrojtur ne zonen bregdetare te Shqiperise, qe perbehet nga ekosisteme komplekse, shume te pasura ne biodiversitet dhe burime natyrore.

Parku eshte shpallur si zone e mbrojtur natyrore per shpendet e ujit, si ligatine me rendesi nderkombetare sipas Konventes se Ramsarit, qe nga viti 1995