Reklame:

Fiku i detit dhe vetite e tij shendetesore

Fiku i detit është një bimë frutore tradicionale me emrin botanik OPUNTIAFICUS-INDICA që i përket familjes së kaktusit. Fiku i detit që të huajt e njohin si ”DARDHA me GJEMBA” është edhe frut edhe perim. Gjethet e gjelbra e të mëdha që përdoren në gatime për shkak të përmbajtjes së ulët të kalorive konsiderohen si perime. Ndërkohë që kokrrat që çel bima konsiderohen frut. I gjithë fiku i detit është i pasur me shumë vlera ushqimore. Në Shqipëri, fiku i detit është rritur kryesisht në gjendje të egër, por gjithashtu kultivohet sidomos në zonat plot diell dhe ngrohtësi të vendit. Periudha e vjelies i takon  fund gushtit dhe shtatorit.

Vlerat ushqyese e kuruese jane nje mrekulli e vertete
Lufton inflamacionin

Fiku i detit është në gjendje të luftojë inflamacionin në muskuj, arteriet, traktin gastriointestinal dhe sistemin kardiovaskular. Për më tepër, pjesa frutore e bimës është në gjendje të shërojë dhimbjet tek njerëzit që vuajnë nga infeksionet ne fshikesen e urines dhe guret ne temth.
Fruti përmban flavonoide që luftojnë radikalet e lira dhe neutralizojnë molekulat që shkaktojnë dëme tek qelizat. Shumë studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah edhe vetitë anti-inflamatore të këtij fruti dhe kokrrave të tij, sidomos kundër ulceres.
Fuqizon sistemin imunitar
Substancat e shumta të këtij fruti ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studime tek kafshët kanë treguar që shumë prej këtyre substancave ngadalësojnë ritmet e rritjes së tumoreve.
Antioksidantet
Fiku i detit është i pasur me antioksidantë të njohur si betalina të cilët ngadalësojnë plakjen e parakohshme, forcojnë qelizat e shëndetshme dhe ndihmojnë me detoksifikimin e organizmit.
Lufton kolesterolin
Sasia e lartë e fibrës së tretshme lufton kolesterolin e keq dhe parandalon rritjen e tij në nivele të dëmshme. Fiku i detit përmban pektine, dhe shumë element të tjerë që janë aktivë në uljen e kolesterolit të keq dhe ruajnë yndyrnat e shëndetshme ose kolesterolin e mirë.
Permireson tretjen
Fibra tek fiku i detit përmirëson funksionet e aparatit tretës siç janë përthithja e lëngjeve të tepërta dhe përshpejtimi i lëvizjes së zorrëve. Kjo fibër minimizon dhe ngadalëson qelizat kancerogjene në zorrën e trashë të cilat kanë fuqinë të rriten dhe zhvillohen shpejt.
Ndihmon prostaten
Përbërësit e fikut te detit kanë vlera në trajtimin e një sëmundje të njohur si beningn prostatic hyperplasia(BHP). Ekstraktet e fikut te detit bllokojnë enzimat që janë përgjegjëse për uljen e niveleve të testosteronit.
Perberesit 
Fiku i detit është i pasur me minerale dhe vitamina siç janë vitamina A, C, K, B6, riboflavina dhe kalciumi.
Mbron neuronet
Kërcejtë, gjethet dhefrutat e fikut te detit përmbajnë një sërë substancash dhe antioksidantësh që janë të fuqishme për mbrojtjen e nervave. Rrjedhimisht ato mbrojnë qelizat e trurit nga dëmet e ndryshme.