Reklame:

Japoni: Dy pjepra shiten per 45 000 dollare

Dy pjepra japonez u shitën për më shumë se 45 500 dollarë, duke arritur një vlerë rekord për këtë lloji produkti.

“Të rritur në Jubari, në zonën e Hokaidos, një qytet në veri të Japonisë, pjeprat janë shitur për pesë milionë jen në ankandin e parë të vitit”, raporton agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”.

“Oferta e çmimeve në një treg me shumicë në Sapporo theu rekordin e të gjitha kohërave prej 3,2 milionë jenësh të paguara në ankandin e parë për pjepra nga Jubari vitin e kaluar”, thuhet në këtë njoftim.

Ky lloj i pjeprit, i njohur ndryshe si “cantaloupe” apo “spanspek”, është i famshëm për trupin e butë me ngjyrë portokalli si dhe për përmbajtjen e lartë të sheqerit.

“Cantaloupe” zakonisht peshon nga 0,5 deri në 5 kilogramë.

Sipas agjencisë japoneze thuhet se “këto pjepra zakonisht shiten për çmime nga 4000 jen (35 dollarë) deri në 10000 jen (91 dollarë) dhe shpesh jepen si dhuratë mes njerëzve”.