Reklame:

Pyjet shnderrohen ne ekonomi – Klosi: Ashpersim masash per bizneset dhe administratoret abuzues

Një projektligj i ri për pyjet, synon t’i shndërrojë pasuritë e përbashkëta publike në ekonomi, gjenerim punësimi për zonat e varfra si dhe pika turistike për të huajt dhe vendasin e apasionuar pas natyrës.

Risia që sjell drafti, është ashpërsimi i masave si për subjektet ashtu edhe për administratorët që abuzojnë me pyjet në vend.

Projektligji është në fazë konsultimi, ndërsa po ashtu, ndryshimet në Kodin Penal, të cilat po diskutohen në komisione parlamentare, synojnë që t’i përfshijnë tek veprat penale, dëmet ndaj mjedisit dhe kryesisht në zonat e mbrojtura. (SCAN)