Reklame:

Semundja e Antraknozes tek speci

Antraknoza në spec

Colletotrichum spp.

Simptomet

Simptomet përgjatë gjetheve dhe frytit paraqiten në formë të njollave të vogla, të çrregullta, me ngjyrë kafe dhe gri dhe kufinj kafe të mbyllur.

Antraknoza

Mund të shfaqet te frutat e papjekura dhe ato të pjekura. Edhe fryti i gjelbër mund të infektohet, por simptomet nuk shfaqen derisa ai të piqet në kohën e vjeljes. Simptomet shfaqen kryesisht në specin e pjekur, më shpesh aty ku ai prekë dheun apo mbeturinat bimore.

Speci i prekur ka njolla të shtypura, të vogla rrethore me diametër deri në 30mm. Qendra e dëmtimit fiton ngjyrë më të mbyllur ndërsa indet nën dëmtim janë me ngjyrë më të hapur dhe në formë pikësh me shumë truptha me ngjyrë të mbyllur. Këto truptha përbëhen nga shumë spore kërpudhash.

Cikli i sëmundjes

Sëmundja e kërpudhave dimëron në farëra dhe brenda tyre, në tokë dhe mbeturina bimore.

Antraknoza shfaqet në fusha, në transplante të infektuara ose ajo mund të ketë mbijetuar në mes të stinëve në mbeturina bimore apo baroja nikoqire.

Brenda indeve të infektuara krijohen spore të reja dhe më pas shpërndahen te fryti tjetër.

Atoshpërndahen përmes erës, shiut, insekteve dhe mjeteve të kopshtit. Për zhvillim dhe mbirje të kërpudhës si dhe infektim të bimës, është e nevojshme lagështia.

Infektimet zakonisht ndodhin në mot të ngrohtë dhe të lagësht. Kemi humbje të mëdha gjatë motit me shi ngase sporet lahen apo spërkatin te frytat e tjerë duke rezultuar kështu në akoma më shumë infektime.

Duke qenë se këta patogjenë rrjedhin nga fara, mund të vazhdojnë tutje edhe te nikoqirët e tjerë siç janë kulturat e tjera nga familja solanacae (domate, patate, patëllxhan, trangull), të tjera të kultivuara si dhe te barojat. Numri i patogjenëve pëson rritje me kultivim të vazhdueshëm të specit, domates apo patates.

Temperatura optimale për infektimin e frytit është 20-24°C dhe me sipërfaqe të lagësht. Sa më e gjatë periudha e lagështisë në sipërfaqen e frytit, aq më i lartë do të jetë niveli i antraknozës. Frytat që janë në apo pranë sipërfaqes së dheut kanë më shumë gjasa të infektohen përmes spërkatjes nga shiu apo kontaktit të drejtpërdrejtë me dheun. Ujitja nga sipër favorizon zhvillimin e antraknozës për shkak të rritjes së lagështisë relative dhe kohëzgjatjes së periudhave me vesë.

Çdo njollë është rezultat i rënies së një spori të vetëm në fryt, duke shkaktuar kështu infektim.

Masat roze dhe portokalli që zhvillohen në qender të dëmtimit përbëjnë miliona spore që shpërndahen përmes shiut dhe erërave duke rezultuar në infektime të reja.

Monitorimi

Për të gjetur ‘pikët e nxehta’ fushat duhen monitoruar sapo të nisë zhvillimi i frytit. Monitoroni fushën çdo javë në kërkim të simptomeve në gjethe dhe fryte. Kur ka kushte ideale për zhvillim të antraknozës (mot i ngrohtë i izoluar pasditeve dhe rreshje në mbrëmje), kontrolloni fushën më shpesh.

Mbani mend. Reshjet dhe erërat e shumta mund të shkaktojnë shpërthim të shpejt të antraknozës së specit!

Kontrolli jo-kimik dhe ai kimik.

  • Zgjedh farën nga fryti që nuk ka prani të antraknozës.
  • Zhyt farën në 52°C për 30 minuta ose përdor farën e trajtuar me fungicid.
  • Përdor transplante të shëndosha. Këto mbahen të shëndosha përmes monitorimit të barojave dhe bimëve nga familja solanacae rreth transplanteve.
  • Respektoni largësinë e nevojshme të bimëve brenda rreshtit si dhe në mes tyre.
  • Fusha të ketë sistem të mirë drenazhimi dhe pa mbeturina të bimëve të infektuara.
  • Në rast të pranisë së sëmundjes në fushë, qarkullimi bimor të bëhet me kultura të tjera nga domatja, patëllxhani apo patatja për të paktën tre vite, pra, qarkullim me kultura që nuk i përkasin familjes solanacae.
  • Largo barojat rregullisht dhe shmangu dëmtimit të specit. Praktikat sanitare në këtë fushë përfshijnë kontrollimin e barojave dhe specit nga viti paraprak.
  • Nëse përdoret sistemi i drenazhimit, ujitja të bëhet vetëm në mëngjes në mënyrë që bima të thahet para se të bie nata. Minimizo apo shmang sistemin e ujitjes për të reduktuar periudhat me lagështi në spec.
  • Speci të vjelet sapo të piqet sepse antraknoza zhvillohet më shpejt te fruti i vjetëruar.
  • Nëse janë prekur vetëm disa bimë, këto mënjanohen nga fusha dhe hedhën. Nëse gjatë sezonës së prodhimit, haset në “pikën e nxehtë”, të gjitha frutat (e të gjitha madhësive) nga vendi i infektuar dhe nga bimët në afërsi largohen dhe hedhën në mënyrë adekvate (duke zvogëluar presionin e inokulumit para shpërndarjes së patogjenit në fushë).
  • Në fund të sezonës, mbeturinat e kulturës duhet shkatërruar plotësisht përmes lëvrimit të thellë të mbetjeve të kulturave për të zvogëluar mbijetesën e burimit të inokulumit për sezonën e ardhshme.

Kontrolla kimike gjatë sezonës së rritjes

  • Kultivuesit e specit në fusha me historik antraknoze të specit në baza ditore të monitorojnë

fushën dhe të nisin programin me fungicid sapo të nisë zhvillimi i frutit të vogël. Kontrolla me

fungicid varet nga dozimi i duhur dhe shtrirja e duhur me fryt.

  • Në rast të pranisë së kushteve ideale për zhvillim të antraknozës (mot i ngrohtë me rrshje në mbrëmje), mund të jetë e nevojshme përsëritja e trajtimit me fungicid.
  • Mos përdorni kimikate me mënyrë të njëjtë veprimi vit pas viti sepse kësisoj mund të shkaktohet rezistenca.
  • Gjithnjë konsulto listën e azhurnuar të Produkteve për Mbrojtje të Bimëve (PMB) të regjistruara.

Sigurohu se ke zgjedhur pesticidin e duhur për problemin tënd dhe se përdorë vetëm sasinë e nevojshme dhe jo më shumë.

  • Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë në Kosovë inkurajon fermerët që me kujdes të lexojnë dhe të ndjekin të gjitha udhëzimet në etiketa, si dhe të përdorin normat dhe kufizimet! Etiketa të ndihmon që me rreziqe minimale, të përfitosh maksimalisht.
  • Mbani mend të respektoni periudhën para vjeljes. Intervali Para Vjeljes (IPV) përbën kohën e detyrueshme të pritjes në mes të përdorimit të pesticidit dhe vjeljes së kulturës. Etiketa tregon se sa gjatë duhet të mbeten vjeljet në fushë pas spërkatjes. Gjatë IPV, pesticidi mund të shpërndahet në bimë apo në sipërfaqen e saj. Dielli, shiu dhe temperaturat e larta mund të ndikojnë në shpejtësinë e shpërndarjes.

Vjelja e kulturës para intevalit në fjalë është e jashtëligjshme.

  • Pas përdorimit të cilitdo pesticid, sigurohu se ke larë duart, lëkurën apo rrobat që patën kontakt me pesticidin, se ke pastruar spërkatësin dhe ndjekur udhëzimet për hedhjen e konteinerit bosh.