Reklame:

Marjana Kondi dhe “Emoji i Lumturise” mberrijne ne Divjake

Aktorja e madhe e skenes shqiptare Marjana Kondi bashke me trupen e saj regjizorin Anderson Gurra dhe aktoren Eglantina Cenomeri se fundmi jane ndalur ne Teatrin e qytetit te Divjakes per dhene shfaqjen tetrale “Venecia”.
Ne bashkepunim me Bashkine e ketij qyteti trupa tetrale ka performuar kete shfaqje per femije per nxenesit e shkolles 9 – vjeçare Divjake.
Salla e teatrit ka qene e tejmbushur nga spektatoret e vegjel te cilet e priten me gezim dhe duartrokitje “Emojin e Lumturise”.

Kostumet shumengjyreshe, situatat komike dhe tematika aktuale e bene kete shfaqje atraktive per publikun e vogel.

Udhetimi i personazhit “Emoji i lumturise” drejt botes se fëmijeve per te sensibilizuar ata, se lumturia nuk shprehet apo ndjehet nepermjet teknologjise.

Ne perfundim te shfaqjes ne nje prononcim per mediat aktorja Marjana Kondi  u shpreh se zgjodhi Divjaken sepse ka nje nostalgji per kete qytet ku para shume vitesh ka luajtur dhe nje film.

“Jam shume e lumtur qe ndodhem mes femijeve, kur ne i bejme pyetjet ata i kthejne pergjigjet siç duhet dhe kjo eshte nje gje shume e mire si per mua si aktore qofte edhe per vendin tone per brezin e ri qe po rritet jane fantastik. Falenderoj perzemersisht kryetarin e bashkise Fredi Kokoneshi per bashkepunimin dhe mundesine qe na dha te realizojme kete shfaqje per femijet e qytetit. Ketu ne Divjake kam luajtur edhe nje film para shum vitesh edhe do mundohem te vij perseri per te dhene faqje ne kete qytet te mrekullueshem” – u shpreh znj. Kondi.

Shfaqja tetrale Venecia ka nisur nje tur ku ne disa qytete te shqiperise. Autori dhe regjizori eshte Anderson Gurra i cili ka dhe rolin e “Emojit te lumturise”. Ne role te tjera eshte aktorja Marjana Kondi dhe Eglantina Cenomeri. Pergatiti: Fatos Daulle