Melodia e Qytetit te Lushnjes “Radio Lushnja” beri tashme 10 vite histori ne kete qytet.
19 vite me parë, ne nje studio te vogel prane qendres se qytetit, nisi transmetimet e asaj radio Melodia, e cila 9 vite me pas do ndryshonte emrin ne Radio Lushnja ne frekuence 95.5 Mhz e cila u kthye ne radion me te dashur dhe te pelqyer per lushnjaret. Ishte pikerisht Edi Halilaj i cili arriti te krijonte dhe te administronte me sakrifica por me shum pasion dhe pune kete media, per te arritur sot ne 10 vjetorin e Radio Lushnjes.
Me një dëgjueshmëri e cila vinte gjithnje e ne rritje si nga qyteti i Lushnjes por edhe nga Fieri, Elbasani, Berati, Kuçova, Kavaja, Rrogozhina, Peqini, Belshi e deri ku shkonin valet e saj u zhvillua duke, përcjellje informacione, muzikë, zbavitje, art, kulturë e sport. Me nje staf te perkushtuar i cili gjithnje ka punuar me korrektesi ndaj degjuesit dhe fale partnereve te biznesit ka arritur te mbijetoje duke ngelur media e vetme ne qytetin e Lushnjes.
Duke qene si i vetmi burim informacioni ne qytet natyrshem lind nevoja e nje bashkepunimi si me pushtetin vendor, biznesin dhe komunitetin per te informuar qytetaret Lushnjare per ate cka ndodh dhe nuk ndodh ne qytetin e tyre.
Shpesh here jane ngritur probleme dhe shqetesime te qytetareve ne mikrofonin e radios dhe duke bere te mundur zgjidhjen e tyre me pas.
Nje urim i vecante i shkon nga Agronews.al duke i uruar sa me shume jetegjatesi dhe nje mbullim sa me te madh te territorit me valet e saj.
Gezuar Radio Lushnja!