Ç’eshte xhelatina mbreterore?
Qumeshti i bletes eshte nje leng i bardhe me vlera te larta ushqyese, qe del nga gjendrat e faringut, nga koka e bletave te vogla punetore per ushqyerjen e larvave punetore, meshkujve ne fazen e pare dhe larvave te mbretereshes. Ky eshte ushqimi i vetem i mbretereshes dhe njihet me emrin “qumeshti i bletes”.
Vetite kuruese dhe shkaqet e perdorimit:
- Aktivizon gjendrat seksuale, shton nivelin e hormonit te shtatzanise “Progesterone” dhe te hormonit mashkullor “Testosterone”, dhe aktivizon gjendren suprarenale.
- Forcon sistemin riproduktiv duke shtuar pjellshmerine (mundesine per te lindur femije).
- Eshte i dobishem per kurimin e zmadhimit dhe infeksionit te prostatit.
- Permireson funksionet e melçise dhe veshkave dhe shton perqindjen e albumines dhe glukogjenit ne melçi. Ka rendesi te veçante ne kurimin e infeksionit viral te melçise.
- Pakeson mundesine e arteriosklerozes, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave te trefishta ne gjak.
- Kuron varferimin e gjakut “Anemine”, sepse rrit prodhimin e rruazave te kuqe dhe te bardha te gjakut dhe rrit numrin e pllakave te gjakut, te cilat luajne rol te rendesishem ne mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh.
- Korrigjon sekrecionet e yndyrave te lekures per t’i normalizuar ato dhe nxit asimilimin e ushqimit brenda qelizave te lekures.
- Luan rol antibiotik dhe antimukoze. Perdoret per parandalimin e semundjeve infektuese (ngjitese).
- Hap oreksin dhe vepron ne ngritjen e peshes se trupit, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigand”.
- Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin ne pergjithesi.
- Ne lidhje me te semuret nga urina diabetike, ushqimi i bletes mbretereshe permireson perfitimin nga glukoza, prodhon fuqi dhe shton nxjerrjen e hormonit insuline ne qelizat beta te pankreasit.
- Vonon shenjat e mplakjes qe shfaqen ne organet e trupit dhe ne lekure, si rezultat i permbajetjes se larte te Vitamines B, dhe veçanerisht te Vitamines B5, qe ndryshe quhet Pantothenic Acid.
Perberesit e xhelatines mbreterore apo qumeshtit te bletes:
- Proteina: 13-18%
- Sheqerna te transferura: Fructose dhe Glukose: 7.5-12.5%
- Uje: 58-68%
- Yndyra: 3-6%
- Pluhur: 0.8-1.5%
- Lende te papercaktuara: 4-8.7%
- Vitamina te ndryshme ne sasi te larte, veçanerisht vitamine B te perbere.
- Minerale: permban perqindje te larte kalciumi, bakri, hekuri, pottassiumi, fosfori dhe squfuri.
- I pasur me Acetyle Cholin, i cili eshte i domosdoshem per percjelljen e ngacmimeve nervore.
- Permban lende Inositol, e cila vepron ne heqjen e yndyres nga melçia, ne pakesimin e kolesterolit ne gjak, si dhe eshte i domosdoshem ne ruajtjen e shendetit te flokut.
Keshilla qe duhen pasur parasysh para perdorimit te qumeshtit te bletes:
Ekzistojne disa semundje, mbartesit e te cilave duhet te konsultohen me mjekun e tyre para perdorimit te qumeshtit te bletes. Keto raste jane:
- Te semuret me astme.
- Ata te semure qe mund t’ju shkaktohet alergji nga disa perberes te qumeshtit te bletes.
- Gjendjet e renda kancerore.
- Te semuret me tension te ngritur te gjakut.
- Te semuret qe vuajne nga ulcerat dhe infeksionet e gypit tretes dhe nga aktiviteti i larte i gjendrave.
- Foshnjat qe pine gji (nen dy vjeç).
Doza dhe menyra e perdorimit:
- Qumeshti i bletes i fresket:
- a) Per te rriturit: 500-1000 mg ne dite
- b) Per femijet: 30-50% e dozes se te rriturve
- Qumeshti i bletes i thare:
- a) Perdoret me doza me te vogla se ai i fresketi, sepse ky humb 2/3 e peshes (nga uji) dhe nuk mbet prej tij veçse 1/3 dhe ajo eshte me e perqendruar. Pra, nga 300 mg qumesht blete te fresket perfitohen 100 mg qumesht blete te thare.
- b) Menyra me e mire per perdorimin e ketij qumeshti te thare eshte qe te vendosesh sasine e duhur nen gjuhe deri sa te tretet plotesisht, per rreth 2-5 minuta.
– Keshillohet qe pas sherimit nga semundja, te mos perdoret per nje apo dy muaj.
– Doza e pershtatshme per perdorim te pergjithshem eshte 1-2 gram nga qumeshti i bletes i fresket i perziere me 100 gram mjalt blete, dhe te hash nga nje luge dy here ne dite, nje ore para buke.
Ruajtja dhe rezervimi:
- Qumeshti i fresket i bletes ruhet ne frigorifer, ne temperature -20°C.
- Kapsullat dhe qumeshti i thare i bletes ruhet ne temperaturen normale te dhomes.