Reklame:

Iftar madheshtor ne Lushnje, 500 te pranishem!

Diten e djeshme ne ambjentet e palestres se shkolles “Skender Libohova” ne Lushnje, Myftinia Lushnje ne bashkepunim me “Fondacionin Miresia” kane organizuar nje iftar madheshtor me rreth 500 persona per te gjithe agjeruesit ne kete muaj te madherishem te Ramazanit.

Te ftuar te shumte nga e gjithe Lushnja kane tej mbushur ambjetet e palestres si dhe kane konsumuar ushqimin e gatuar dhe servirur nga stafi i “Restorant Tafa” per te gjithe te pranishmit.
Ne kete iftar gjigand ishte i pranishem N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Laurent Luli i cili ne fjalen e tij pershendetese falenderoj donatorin dhe organizatoret qe bene te mundur shtrimin e ketij iftari per agjeruesit.

Korab Kaja Kryetari i Fondacionit Miresia i cili ne bashkepunim me Myftinine Lushnje bene te mundur organizimin e ketij eventi, falenderoj te gjithe pjesmarresit per pranine e tyre si dhe uroi per nje agjerim te pranuar.
Gjithashtu Myftinia Lushnje u kujdes qe te ftuar te ishin edhe pushteti lokal dhe institucionet vendore te Lushnnjes, N/Prefektja Lindita Buxheli, N/Kryetari Genti Nushi, Dr. i OSHEE Lushnje Krenar Haxhiu, Drejtori i Ujsjellesit, perfaqesues nga Policia e shtetit  si dhe nga media e qytetit ku i pranishem ishte Administratori i Agronews Shkelqim Bylykbashi si dhe shume te ftuar te tjere.

 

 

Korab Kaja Kryetari i Fondacionit Miresia
Korab Kaja Kryetari i Fondacionit Miresia
Laurent Luli N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise
Laurent Luli N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise