Shkencetaret kane zbuluar se konsumimi i vezeve nuk ndikon ne nivelin e kolesterolit ne gjak, qe lidhet me rritjen e rrezikut per sulm ne zemer ose ne tru.
Te verdhat e vezeve njihen per permbajtjen e larte te kolesterolit, por, nje studim i para pak kohesh ka zbuluar qe konsumimi i vezeve nuk ndikon ne nivelin e kolesterolit ne gjak, gje qe eshte vertetuar duke u bazuar ne 115 raste. Per me teper, edhe nje studim tjeter ka zbuluar qe vezet rrisin nivelin e “HDL”-se, te ashtuquajturit kolesterol te mire.
“Ekzistojne probleme shume me te medha me te ushqyerit e njerezve moderne, sesa vezet”, thuhet ne raportin e dhene nga Universiteti i Kolumbise. “Nuk ka te dhena te cilat zbulojne se njerezit do te duhej qe te brengosen per shkak te konsumimit te vezeve. Problem i vertete jane ushqimet e perpunuara”.
Gjithashtu ekzistojne disa specifika ushqyese te te verdhave te vezeve, te cilat kane treguar dobi per shendetin. Ato permbajne edhe holine, substance kimike e cila ndikon tek lumturia. Ne fakt kjo substance ne organizem shnderrohet ne betan dhe ndihmon ne sekretimin e hormoneve te lumturise, serotonina, dopomina, norepinefrina.