Ushqimi i detit rekomandohet si nje mjet i mire mbrojtjes ndaj humbjes se kujteses per shkak te permbajtjes se supozuar te tij me shume fosfor. Por fosfori duket se nuk eshte edhe aq i lidhur me kujtesen, sesa me dhembet dhe kockat tona.
Prandaj, nje studim i ri tregon se ndoshta nuk eshte ai qe e ben peshkun vertet te mire eer te ruajtur sistemin tone te kujtese, por eshte nje lende tjeter, ajo qe auhet “omega-3” ajo qe e mundeson nje gje te tille.
Omega-3, e cila ne fakt eshte nje acid yndyrore e lejon peshkun qe te luaje nje rol te rendesishem ne permiresimin e funksioneve te sistemit nervor, sipas nje studimi te kryer kohet e fundit nga studiues te Institutit Kombetar Shendetesor ne Meriland te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ne veçanti, ata permenden se jane dy elemente te tjere si acidi docosahexaenoic (DHA) dhe acidi eicosapentaenoic (EPA) qe ndikojne ne mekanizmin e kujteses, qe te dy elemente perberes te peshkut.