Reklame:

Shiu nuk pushon vazhdon edhe ne qershor, ndikimi ne bujqesi!

Java e pare e qershorit ka nisur me reshje shiu ku eshte perfshqire i gjithe teritori i vendit tone.

Dita e sotme dhe se paku deri te merkuren sipas parashikemeve do te kete reshje shiu dhe lageshtire te larte ajrore. Nuk perjashtohen edhe shtrengata shiu me densitet te larte ne disa zona te vendit.
Temperaturat aktualisht jane ulur ndjeshem per stinen e veres por pritet nje rritje e menjehershme e temperaturave ne ditet e vindit te kesaj jave te cilat mund te kalojne edhe 30 grade celcius.

Ndikimi i ketyre reshjeve ne bujqesi eshte relativisht i mire sepse ndihmon ne nje zhvillim te mire vegjetativ te bimeve.

Lageshtira tokesore dhe ajrore eshte e madhe dhe temperaturat gjate dites jane te pershateshme per infeksione te reja dhe per zhvillimin e semundjeve qe mund te kene infektuar bime dite me pare. Fermeret duhet te kene kujdes sepse nese nuk vazhdojne trajtimet ne kohe dhe me cilesi sepse mund te kene pasoja ne demtimin e bimeve e si pasoje edhe te ekonomise se tyre.

Per kultivuesit e perimeve ne sera kujdesi me i madh duhet te jete ne ajrosjen e serave dhe vrojtimin e per vrugjet dhe hirin.
Ne rastet kur konstatohen shenja te prezences se ketyre semundjeve ne domate, katravec, spec etj duhet te behen trajtimet e duhura me produkte me baze bakri  dhe me baze squfuri. Gjithashtu nje mase e mire eshte edhe krasitja e gjelber dhe heqja e gjetheve ne katet vjelura ne menyre qe bima te kete nje ajrosje sa me te mire.

Problematike kryesore kane vreshtat ku duhen marre masat qe menjehere pas perfundimit te shirave te behen sperkatjet duhura kunder hirit dhe vrugut me fungicide.
Largimi i lastareve të tepert (krasitja e gjelber) nga trupi i hardhise ndihmon ne disa drejtime; Ushqen me mire lastaret prodhues, ul lageshtiren ajrore, hyn me mire drita e  cila than vesen, si dhe tretesira sperkatjes deperton me mire  ne pjeset e gjelbërta te hardhise.

Ne kultivuesit e molles dhe te dardhes semundja kryesore mbetet kroma  e molles. Duhet te vazhdojne trajtimet javore  me preparate me baze bakri dhe squfuri. Ne kultivaret qe nuk preken nga hiri perdoren vetem preparate me baze bakri.

Në bimen e misrit do te shfaqen larvat e krimbave te misrit, prandaj duhet te kontrollohen vazhdimisht parcelat. Kur bimet kane  5% te larvave duhet te bejmë trajtime me preparate kontakti granulare qe futen ne tub dhe ne sqetullat e gjetheve. Kur futen ne bimen e misrit atehere duhet te bejme trajtime me insecticide sistemike.