Reklame:

Fiter Bajrami ne Lushnje

Pas nje muaji sakrifice dhe perkushtimi ndaj Allahut besimtaret myslimane ne mbare boten kane festuar diten e sotme Fiter Bajramin.

Ne qytetin e Lushnjes Myftinia u kujdes dhe e zhvendosi faljen e namazit e cila ishte parashikuar ne sheshin perpara bashkise, per ne palestren e shkolles S. Libohova si pasoje e kushteve te keqija atmosferike qe po karakterizojne keto dite.

Qindra besimtare kane mbushur ambjentet e palestres ku kane kryer ritualin dhe jane lutur per me shume lumturi paqe dhe harmoni me njeri – tjetrin.
Myftiu i Lushnjes Gramoz Blliku ka falenderuar besimtaret per sakrificen e tyre ndaj Allahut gjate te gjithe muajit te agjerimit dhe ka ber thirrje per me shume vepra te mira, me shume dashuri per te luftuar te keqen.

Ramazani dhe Bajrami simbolizojne bashkimin e njerzve me njeri tjetrin duke lene menjane hatermbetjet dhe zemratat dhe duke dhuruar duke ber bamiresi per me te varferit.

Stafi i Agronews i bashkohet kesaj feste dhe uron te gjithe besimtaret Myslimane Gezuar Fiter Bajramin! Dashuri, lumturi dhe shendet ne familjet tuaja!