Reklame:

 5 Qershori – Dita Boterore e Mjedisit!

Më 5 qershor të vitit 1972, OKB-ja zhvilloi në Stokholm të Suedisë konferencën e parë të mjedisit ku u miratuan “Manifesti i Mjedisit të Njerëzimit” dhe “Plani i Veprimeve”. Sipas propozimeve të konferencës së Stokholmit, në tetor të vitit 1972, Asambleja e 27-të e Përgjithshme e OKB-së vendosi të krijojë “Programin e Mjedisit të OKB-së” dhe e caktoi zyrtarisht 5 qershorin si “Ditën Botërore të Mjedisit”.

Qysh nga viti 1974, Programi i Mjedisit i OKB-së cakton çdo vit një temë për Ditën Botërore të Mjedisit duke zhvilluar aktivitete përkatëse propaganduese për të forcuar ndërgjegjen e njerëzve për mbrojtjen e mjedisit dhe të ambjenteve ku jetojnë.

Tema për vitin 2019 është “Ndotja e ajrit”!

Dita Botërore e Mjedisit, që përkujtohet më datën 5 Qershor të çdo viti, është një mundësi që njerëzit në të gjithë botën të mendojnë rreth efekteve negative të shkatërrimit të mjedisit, si në nivel lokal ashtu dhe global. Ka shumë çështje ndërkombëtare të mjedisit që kanë nevojë për vëmendje urgjente, të tilla si Ndryshimi Klimatik, Biodiversiteti, Siguria Mjedisore, të cilat ndikojnë në shëndetin e planetit tonë, banorëve, florës dhe faunës së tij. (INCA)