Reklame:

5 ushqimet e mengjesit per t’i dhene energji trurit

Duke qene se mengjesi aktivizon metabolizmin, njerezit qe hane mengjes priren te kene nje peshe te shendetshme trupore.

Por a e dini se mengjesi gjithashtu aktivizon trurin tuaj? Natyrisht flasim per nje mengjes te mire, i cili nuk eshte nje tenxhere plot me drithera me sheqer dhe pa kalori.

Tershere

Kur zgjoheni, truri juaj ka nevoje per nje furnizim te shendetshem te sheqerit ne gjak ose glukozes. Edhe pse nje mengjes me sheqer do te rrise shpejt nivelin e sheqerit ne gjak, nje renie ne glukoze do te ndodhe disa ore me vone. Bollguri integral (si dritherat), nga ana tjeter, absorbohet ngadale nga trupi. Ne vend qe te marre shume sheqer, niveli i sheqerit ne gjak do te rritet me nje ritem te ngadalshem dhe te qendrueshem.

Veze

Vezet jane nje opsion tradicional per ne mengjes. Ata jane te pasura me proteina dhe per shkak se proteina do shume kohe qe te tretet nga trupi yne, ne ndjehemi te ngopur per me shume kohe. Kjo do te thote se jo vetem qe ndihmon ne kontrollin e peshes, por gjithashtu ndihmon ne ruajtjen e sheqerit ne gjak dhe vigjilencen mendore ne nivele te shendetshme. E bardha e vezes eshte ajo qe permban kryesisht formen me te paster te proteinave ne perberjen e saj. Cilesia e larte e proteinave te vezeve ndihmon trupin t’i perthithe me mire. Jo vetem kaq, vezet jane plot me vitamina dhe minerale, te cilet jane perberes te tjere te nevojshem per te mbajtur ne pune trupin dhe mendjen se bashku.

Buke integrale me gjalpe kikiriku

Perveç te qenit i shijshem, ky mengjes eshte nje trajtim i vertete. Me gjalpe kikiriku, ju merrni perfitimet e proteinave (gje qe ju ben te ndiheni me te ngopur). Me buke integrale ju merrni cilesine integrale qe mban nivelin e sheqerit ne gjak dhe pershtatet gjate gjithe mengjesit.

Kos grek

Konsumimi i kosit grek per mengjes nuk eshte asgje e re, pasi kohet e fundit kosi grek eshte globalizuar. Ky lloj kosi nuk ka vetem dy here me shume proteina se kosi normal, por eshte me i pasur dhe me i forte se kosi tradicional. Proteinat ekstra do t’ju bejne te ndiheni me te ngopur gjate mengjesit.

Darka per mengjes

Pse te mos i ndryshoni gjerat dhe te pergatitni darke per mengjes? Sigurisht qe nuk ka rregulla qe thone se nuk mundesh. Dhe nese ju merziteni duke ngrene te njejtin ushqim çdo mengjes, ngrenia e darkes ne mengjes mund te thyej monotonine.

Natyrisht ne nuk po flasim per nje pizza te ftohte. Mendoni per nje patate te pjekura me nje kos grek te sperkatur me chives ose nje supe me perime dhe buke integrale. Ne realitet, kreativiteti nuk ka kufizime dhe ju mund te krijoni nje mori ushqimesh ushqyese qe do t’ju ndihmojne te ndiheni mire gjate dites.