Reklame:

“Freedom House” per lirine e medias – Ne Shqiperi vleresohet me noten 2, si ne te gjithe rajonin

Me një notë vlerësimi nga 1 në 4, liria e shtypit në Shqipëri vlerësohet në 2, sipas raportit më të fundit të “Freedom House” që mban titullin: “Liria dhe media; një spirale në zbritje”. Me notën dy, siç e tregon edhe harta, pra me ngjyra të njëjta, vlerësohet i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Vendet e Bashkimit Europian ndërkohë, përfshirë ato në rajonin tonë, si Greqia, Kroacia apo Bullgaria e Rumania janë në një nivel më sipër, pra marrin notën tre, ndërkohë që disa vende të tjera të Europës Perëndimore marrin vlerësimin maksimal, në 4.

Këtu mund të veçojmë Francën, Gjermaninë, Portugalinë, vendet e Beneluxit, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të gjitha vendet skandinave me radhë.

Po të bëjmë një krahasim të kontinenteve ndërkohë, shohim që Afrika dhe Azia janë me ngjyra të ndezura çka sinjalizon një note të ulët dhe një liri mjaft të kufizuar të medias në këto vende.

“Freedom House” vlerëson se, liria e shtypit në botë gjatë dekadës së fundit është përkeqësuar ndjeshëm. Një raport i publikuar së fundmi nga Unioni Europian i Transmetuesve ndërkohë tregonte se besimi i shqiptarëve te mediat, te të gjitha mjetet e informimit pa përjashtim, ka rënë ndjeshëm, por se nga ana tjetër vijojmë të mbetemi ndër më besnikët në Europë.