Mjalti jo cilesor dhe jo i paster eshte bere i zakonshem ne tregun tone, megjithese te gjithe e deshirojne mjaltin e bletes, te paster. Eshte e veshtire ta identifikosh mjaltin e mire, por ekzistojne disa menyra, me ndihmen e te cilave do ta dini çfare lloji te mjaltit keni blere.
KONTROLLOJENI ETIKETEN!
Do te befasoheshit se sa shume njerez nuk e shikojne fare etiketen e prodhimit qe e blejne. Kontrollojeni etiketen dhe listen e perberesve. Ndoshta prodhimi ka aditiv.
BLINI MJALTE TE KRISTALIZUAR!
Mjalti i kristalizuar eshte gjithmone i paster. Nese deshironi te jini te sigurt se keni blere mjalte te paster, menyra e vetme eshte te blini mjalte te kristalizuar.
TESTOJENI MJALTIN E BLERE!
Nese ne etikete shkruan se eshte i paster, ekzistojne menyra te thjeshta per ta vertetuar kete. Mjaltin e zhytni ne nje gote me uje te ftohte, nese mjalti nuk eshte i paster, ai do te zhytet ne fund te gotes me uje.