Reklame:

AKU Blokon 5636 kg produkte ushqimore qe vinin nga Turqia, mungonte raport-analiza e produkteve

Ne njoftimin me te fundit nga Autoriteti i Kontrollit te Ushqimit thuhet eshte kthyer per ne vendin e origjines nje kamion me produkte ushqimore qe vinte nga Turqia pasi nuk dispononte fleten shoqeruese te raport-analizës se produkteve.

Nga kontrollet e ushtruara në PIK Kapshticë, u konstatua ngarkesa me një sasi prej 5636 kg e ardhur nga Turqia nga subjekti FAEK JABER, me qëllim futjen dhe tregtimin në Shqipëri të produkteve të ndryshme ushqimore (ullinj të shtypur, vaj susami, allvasi, lëng shege, gjethe bimore çaji, vaj ulliri, thjerrëza, kamomil, trumzë jeshile, çaj dhe përzierje bimësh, rrënjë kambal, piper i zi, tuberet karafil, kimnone e coptuar, ginger pluhur, majdanoz i thatë, qiqra, kripë kineze, limon i thatë, thjerëza, çaj etj).

Nga kontrolli i dokumentacionit përkatës u konstatua se subjekti nuk dispononte raport-analizën e produkteve, çka përbën mospërmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore (Ligji i Ushqimit, neni 18 dhe Urdhëri i Ministrit nr. 374 të dt. 31.08.2017).

Në këto kushte, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi të ndalojë hyrjen e mallrave ushqimore në Shqipëri dhe i dha subjektit 7 ditë kohë të plotësojë mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit. Me kalimin e këtij afati kohor dhe në kushtet kur subjekti nuk plotësoi mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit, AKU vendosi kthimin në vendin e origjinës për ngarkesën e produkteve prej 5636 kg.