Reklame:

Moti i keq, rrit çmimin e ushqimeve ne mbare globin

Ndryshimet e forta te klimes dhe moti i keq me lageshtire qe kane ndodhur me te ne gjithe globin kane sjelle prishjen e ekuilibrit natyror dhe si pasoje kjo ka patur efektet e saj zinxhir.
Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), kushtet e këqija klimatike shkaktuan tension në furnizimin me djathë dhe misër dhe si pasojë çmimi i ushqimeve në mbarë globin u rrit 5 muaj me radhë.
Në maj, me ndikimin e thatësirës, në Oqeani pati rënie në eksportin e produkteve të qumështit dhe si pasojë treguesi i çmimit të produkteve të qumështit u ngrit 5.2% në krahasim me prillin duke arritur pikun e 5 viteve të fundit.

Njëkohësisht, në shumë shtete amerikane ndodhën përmbytje dhe reshje të mëdha, të cilat ndikuan mbjelljen e misrit dhe ngritën treguesin e çmimit të drithërave prej 1.4%.
Sipas parashikimit të FAO-s, vëllimi i prodhimit të misrit u ul me 10% në krahasim me vitin e kaluar si pasojë e motit të keq.

Ky ndryshim klimaterik ka filluar te jape pasojat e tij edhe ne shqiperi, shprehen fermere e specialist te sektorit. Disa prej kulturave qe duhet te ishin ne treg jane vonuar me shume se dy jave dhe nje pjese e mire e tyre te goditura nga bresheri kane pesuar demtime te medha dhe kjo ka bere qe interesi per to te jete i vogel per shkak te rriskut qe ka nje produkt i demtuar.

Tipike eshte pjeshka e cila ne zonat ku u godit nga bresheri ka mare goditje dhe kjo ka bere qe te kerkohet shume pak nga tregetaret duke ulur cmimin 4 here me pak se sezoni i kaluar. Pjeshka nga 120 leke e shitur vjet, kete vit po shitet me 30 leke.

Po keshtu edhe pjeshka e pademtuar e cila ka nje ulje te cmimit ne masen 50% si pasoje edhe e fuqise se ulet blerese. 30, 45 dhe 65 leke eshte cmimi i saj aktualisht ne tregun me shumice per tre kualitete.