Përmban shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut. Elementët kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve.
Përmban 86% e dozës së rekomanduar ditore me vitaminë C në 100 gramë që shërben si antioksidant dhe lufton radikalet e lira.
Acidet që përmban borziloku forcojnë imunitetin, përshpejtojnë shërimin e plagëve dhe luftojnë virozat. Ka nivele të larta beta karoteni, vitaminë A, luteine dhe zea-ksanthine, që janë flavonoidë antioksidantësh të fuqishëm.
Vitamina A është thelbësore për shëndetin e mirë të syve dhe të lëkurës. Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë A dhe karoten mbron njeriun nga disa lloje tumoresh si ai i mushkërive.
Borziloku është një nga barishtet më të pasura me vitaminë K. Në 100 gramë gjethe të thata borziloku gjenden 518% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine e cila luan një rol të rëndësishëm për forcimin e kockave dhe mbrojtjen e tyre.
Përmban një sërë mineralesh të tjera të rëndësishme siç janë hekuri, kalciumi, kaliumi, mangani, bakri, zinku dhe magnezi.
Borziloku është një burim i shkëlqyer hekuri. Në 100 gr gjethe borziloku gjenden 82.71 mg hekur ose 1034% të dozës së rekomanduar ditore.
Vaji i borzilokut është përdorur për të trajtuar probleme siç janë fryrjet në stomak, dhimbjet muskulare dhe reumatizmën.
Borziloku përmban Eugenol që luan një rol anti inflamator dhe përbën një kurë të mirë për njerëzit që vujanë nga simptoma të tilla si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe inflamacionet e zorrëve.
Vajrat esencialë tek borziloku kanë luftojnë mykun dhe bakteret si stafilokokun, E.coli, etj.
Çaji i borzilokut ofron ndihmë kundër të vjellave, të fryrave të stomakut dhe luan rol anti-septik.