Reklame:

AKU sekuestron rreth 1 ton ushqime dhe bllokon dy subjekte per mungese dokumentacioni dhe kushte te renda higjeno-sanitare

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Korçë gjatë kontrollit të tre subjekteve evidentoi raste të shkeljes së normave të sigurisë ushqimore.

Në subjektin e parë P.B në Devoll,  u konstatua mungesa e certifikatave veterinare të qumështit si lëndë e parë, si dhe mungonin kartat teknologjike.

Për pasojë AKU mori masën e gjobës me vlerë 1.3 milionë lekë si dhe sekuestroi rreth 300 kg djath.

Ndërkaq edhe për subjektin e dytë A.Z me aktivitet ‘supermarket’, në zonën e Bilishtit, u morën masat e sekuestrimit të mallrave pa dokumentacion në sasinë e rreth 800 kilogramëve si dhe gjobë me vlerë 500 mijë lekë.

Të dy subjektet në fjalë u bllokuan dhe u ndaluan të vazhdonin aktivitetin e tyre.

Gjithashtu autoriteti gjatë kontrollit të ushtruar në një tjetër njësi tregtimi në Pogradec, gjobiti me vlerë 100 mijë lekësh dhe sekuestroi një sasi mallrash ushqimore në subjektin S.M, bën me dije AKU në faqen e saj zyrtare në Facebook.