Reklame:

Konkursi “Junior Talent” – Artistet e vegjel Lushnjar vleresohen me çmime

Gjate kesaj jave ne Tirane u zhvillua konkursi nderkombetar i muzikes “Junior Talent” ku mernin pjese shkollat 9-vjecare me klasat e tyre te muzikes.

Lushnja u perfaqesua me nje grup nxenesish ne kete event te cilet ishin pergatitur nga kompozitori dhe mesuesi i muzikes prane shkolles Kongresi z. Alfred Dhamo.

Profesori i muzikes ka ndermarre nje mision te rendesishem per evidentimin dhe mesimin e talenteve te rinj te qytetit te Lushnjes.
Ne perfundim te konkursit juria e perbera nga mjeshtra te muzikes shqiptare, profesori Zhani Ciko, AnitaTartari dhe Edison Miso, vleresuan me çmime te 9 artistet e vegjel te qytetit tone nga klasa e muzikes se shkolles Kongresi, ku per kategorine C u vleresua Amantia Dervishi, Laurel Halilaj dhe Bruklin Serjani.

Emisioni Udhekryq i kesaj jave ju kushtua pikerisht ketyre artisteve te vegjel te cilet kane marre rrugen e veshtire dhe te bukur te artit ku i ftuar ne studiot e Radio Lushnjes ka qene profesori Alfred Dhamo.
Profesori Dhamo ka ngritur nje klase me nxenesit e vegjel te cilet kane prirje per muzike dhe punon me perkushtim dhe pasion me keta femije per ti perfeksionuar ata ne kete fushe.

Ai tregon veshtiresite dhe sakrificen qe ka kaluar dhe vazhdon te kaloje per te mesuar nxenesit pasi eshte veshtire te gjesh ambjente dhe vegla muzikore pa nje suport financiar.

Gjithashtu gazetari Shkelqim Bylykbashi beri dhe nje retrospektive duke kujtuar disa nga artistet e vjeter Lushnjar jo vetem te muzikes por edhe te teatrit, nje brez i cili po fillon te shuhet duke filluar nga e madhja Vaçe Zela, Regjizori i Teatrit te Kukullave Llukan Kola dhe me i fundit qe u nda nga jeta Rudak Ismiali.

Por ka edhe shume artiste tjere Lushnjar te cilet pamvaresisht se i kane dhene shume skenes apo dhe kinematografise shqiptare jetojne te harruar dhe ne kushte vertet te veshtira ekonomike.
Per me shume ndiqni emisioni Udhekryq ne videon e meposhtme.