Reklame:

Njerezit qe kane probleme me veshkat, duhet te ndalojne se ngreni keto ushqime!

Nje studim i ri zbulon se dieta “inflamatore” mund te demtoje njerezit me semundje te veshkave.

Dieta eshte nje pjese e rendesishme e menaxhimit te shume gjendjeve shendetesore dhe kerkimet e reja po hedhin drite ne ate se sa thelbesore mund te jete dieta e shendetshme per veshka.

Hulumtuesit ne Shoqaten Amerikane te Nefrologjise muajin e kaluar treguan nje lidhje midis dietave pro-inflamatore dhe nje rreziku me te larte te zhvillimit te deshtimit te veshkave, te identifikuar si semundje renale te fazes perfundimtare (ESRD) tek njerezit me semundje kronike te veshkave (CKD).

“Implikimi i studimit do te ishte qe bazuar ne gjetjet tona, ne sugjerojme qe dietat antiinflamatore te testohen nese ato do mund te çojne ne shkalle me te ulet te [semundjes renale te fazes perfundimtare], sepse gjetjet tona tregojne nje rrezik te larte te kesaj semundjeje si shkak i nje diete inflamatore “, tha per Healthline, Tanushree Banerjee, PhD, prezantuese e hulumtimit.

Ushqimet qe shkaktojne inflamacion ne trup jane te shumta. Ushqimet pro-inflamatore perfshijne karbohidratet e rafinuara, sheqeri, fruktoza e misrit, mishi i kuq, pijet e gazuara dhe ushqimet e skuqura.

Edhe disa perime, duke perfshire domatet, patellxharet dhe specat mund te shkaktojne reaksione inflamatore.

Kryesuesja e studimit rekomandon se individet, veçanerisht ata me probleme te veshkave, duhet te flasin me mjekun ose dietistin e tyre para se te bejne ndryshime te medha ne dieten e tyre.