Reklame:

Rreth 560 shishe plastike hidhen ne Detin Mesdhe çdo sekonde

Një e katërta e mbeturinave plastike të prodhuara nga 22 vende dhe territore, hidhet çdo natë në natyrë, nga të cilat afro 600.000 ton përfundojnë duke ndotur Detin Mesdhe, sipas vlerësimeve të një raporti të ri nga Fondi Botëror Ndërkombëtar për Natyrën ( WWF). Kjo është e barabartë me rreth 563 shishe plastike të hedhura në Detin Mesdhe çdo sekondë.

Këto mbeturina plastike vrasin kafshët ujore, ndotin zinxhirin ushqimor dhe gjithnjë e më shumë përfundojnë  duke ndotur dhe ushqimin dhe ujin e pijshëm të njerëzve. Shifrat alarmante në rajon vijnë si pasojë e konsumimit të plastikës dhe mbeturinave të shumta që prodhohen nga individët.

Një studim i botuar këtë javë zbuloi se njerëzit konsumojnë mes 39,000 dhe 52,000 plastika të vogla, të njohura si mikroplastikë, në vit. Disa studime kanë nxjerrë hipotezën se këto mikroplastika mund të bëhen toksike me kalimin e kohës. Raporti i WWF tha se 80% e plastikës detare në Mesdhe do të kthehej në tokë brenda një dekade, duke ndotur kështu vijat bregdetare.

Ndotja plastike, shkarkimet detare si dhe materialet e peshkimit janë burim ngordhjes dhe dëmtimesh të gjallesave ujore në 35% të rasteve. Vendet në rajonin e Mesdheut prodhojnë 10% të të gjitha mallrave plastike duke e bërë rajonin prodhuesin e katërt më të madh të mallrave plastike. “Kjo lëshon rreth 194 milion ton dioksid karboni çdo vit, të ngjashme me gjashtë herë emetimet vjetore të karbonit të Londrës”, thuhet në raport. (Euronews)