Reklame:

Ja pse domatet e sotme nuk kane shijen e dikurshme!

Ne kerkim te domateve te verteta, shpesh do te jemi te zhgenjyer, veçanerisht nese i kerkojme ato ne disa supermarkete ku zakonisht marrim domate qe mund t’i quajme pa shije.

Nje hulumtimi i ri jep nje pergjigje per kete pyetje dhe tregon se 93 per qind e domateve moderne nuk kane versionin gjenetik qe u jep atyre nje shije te veçante.

Kjo eshte arsyeja pse domate e sotme nga supermarketi nuk kane shumellojshmeri gjenetike, keshtu qe atyre iu mungon shija.

“Gjate kultivimit njerezit perqendrohen me shume ne ate qe do te rrise prodhimin, siç eshte madhesia e frutave dhe ruajtja e mire. Disa gjene te perfshira ne cilesine e frutave tyre humbin gjate ketij procesi, ” tha Zhangjun Fei nga Universiteti Cornell.

Gjetjet e tyre u publikuan ne revisten Nature Genetics, e cila analizoi te dhenat gjenetike te 725 domate, te kultivuara dhe te egra, te cilat jane te rendesishme per shkak te diversitetit gjenetik. Pastaj, keto te dhena u krahasuan me gjenet e domates dominuese Heinz 1706, e cila shpesh perdoret si nje shembull perfaqesues i nje gjenomi te domates.

Krahasimi tregoi se Heinz 1706 i mungonin rreth 5.000 gjene dhe se shumica e domate qe gjendeshin ne supermarkete nuk kishin nje forme te rralle te gjenit qe jep shijen. Gjeni TomLoxC u gjet ne 90% te llojeve te egra te domateve.