Nje studim i fundit i publikuar ne Revisten Europiane te Kardiologjise Parandaluese, nje botim i Shoqates Europiane te Kardiologjise (ESC) ka dhene alarmin e vakteve ushqimore.
Keshtu, sipas ketij studimi, shmangia e vaktit te mengjesit, dhe darka e oreve te vona, do ju beje qe te mos i mbijetoni nje ataku kardiak.
Sipas ketij studimi te gjithe personat qe kane kete stilt e te ushqyerit, jane 4-5 here me te rrezikuar nga vdekja, nje tjeter infarkt ose angine (dhimbje gjoksi) brenda 30 diteve pas daljes nga spitali per shkak te atakut te pare.
Shmangia e mengjesit u verejt ne 58% te rasteve, ndersa konsumimi i vaktit te darkes vone ne 51%, te dy sjelljet te kombinuara u konstatuan ne 41% te rasteve.
Ne perfundim, studiuesit kane dhene edhe rekomandimet e tyre.
Vakti i darkes duhet te jete minimalisht 2 ore para gjumit.
“Eshte thene se menyra me e mire e te ushqyerit eshte ajo qe perfshin mengjesin si nje mbret.
Nje mengjes i mire zakonisht perbehet nga produktet e qumeshtit (qumesht pa yndyre ose me yndyre te ulet, kos dhe djathe), karbohidrate (buke gruri, drithera) dhe fruta.
Ai duhet te perbeje 15-35% te kalorive ditore”, thote Marcos Minicucci, profesor ne São Paolo State University, Brazil.