Reklame:

Kalendari i bujkut per muajin Qershor, Kujdesi qe duhet treguar per te gjithe kulturat bujqesore gjate kesaj periudhe

Për bimen e Grurit:

Bima e grurit e ka mbaruar ciklin dhe pritet te filloje korrja e cila do te jete pak me e vone kete vit si pasoje e shirave te rene gjate muajit maj. Prandaj duhet të merren masa për mbylljen e vijave kulluese, dhe pergatitja per korrjen e vendeve ku nuk ka mundesi të korrë autokombaja. Në zonat malore semundja kryesore është Septoriza dhe demtuesi janë afidet.  Duhet të  kemi mirë parasysh që ne kufijt kritik të bëhen trajtime me insecticide dhe fungicide për ti luftuar të dyja.

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat)  

Azadiractin, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, por gjithmone në qoftë se shihet e nevojshme trajtimi sepse brenda pak ditësh mund ta korrim.

Për bimen e Misrit

Në bimen e misrit muind të shfaqen serish larvat e krimbave të  misrit, prandaj duhet të kontrollohen vazhdimisht parcelat. Kur bimet kanë  5% te larvave duhet të bëjmë trajtime me preparate kontakti granulare që futen në tub dhe në sqetullat e gjetheve. Kur futen në bimen e misrit atëhere duhet të bëjmë trajtime me insecticide sistemike.

Disa lënde aktive për luftimin e krimbave të misrit:

Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, Chlorpyrifos-ethyl. Chlorpyrifos + Cypermethrin

Për bimen e Misrit të dyte  (Hamullor)

Në  ato parcela që kemi vendosur të mbjellim miser hamullor duhet të  merren masa që  menjëherë pas korjes së grurit të pastrohet parcela nga byku, por asnjëherë të mos aplikohet djegia e tijë në are. Përgaditja e tokës duhet të  bëhet në atë menyre që të krijojme një shtrat të shkrifet për mbirjen e farave.

Menjëherë  mbas birjes të  kontrollojmë për dozesën dhe të hedhim ushqime të helmuara. Për krimbat e misrit të fillojme trajtimet kur në 100 bime kane larve të çelura 1 deri në 2  bime. Trajtimet përseriten pas 15 ditesh.

Disa lënde aktive për luftimin e krimbave të misrit dhë dosëzes:

Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, Chlorpyrifos-ethyl. Chlorpyrifos + Cypermethrin

Për bimen e Fasules:

Në fasule dëmtuesit kryesor janë Afidet, por edhe Fuzarioza është e pranishme për të kufizuar këtë semundje duhet të kufizojmë sa të jetë e mundur ujitjen me norma te larta uji. Të luftojmë që qafa e rrënjes të mos përmbytet.

Për afidet (morrat) janë shume lënde aktive por disa që janë më të gjetura në treg.

Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, spinosad, cypermethrin.

Ndërsa për fuzariozen edhe këtu janë disa preparate por më e mira mbi të gjitha është para se të mbjedhim fasulen duhët të bëjmë një dezinfektim të tokës me preparatin Dazomer kështu që kemi një efekte më të mire kunder kësaj semundje por njëkohesishtë ky dezinfektim lufton shumë semundje ku  edhe marrim rezultate më të mira.

Ndërsa me preparate kimike janë: Tebuconazole, Propiconazole etj.

Për bimen e Patates:

Bima e patates është në fazat e fundit  por Bubërreci eshte i pranishëm sidomos ato që janë mbjellur në fund të muajit shkurt pasi gjethët janë  të freskëta. Rreziku i  vrugu tëk patatja ka rënë por nese do të ketë rreshje duhët të bëjme nderhyrje.

Disa lënde aktive për luftimin e Bubërrecit dhë të Vrugut.

Kundër vrugut.  Benalaxyl, Mancozeb, Folpet, Fosetyl-Al, Cimoxamyl, por keshillohet që çdo preparat të ketë dy lende aktive që semundja të fitoje sa më pak imunitet.

Ndërsa përsaj i përket Bubërrecit të  patates duhet të bëjme pak kujdes sepse shumë veze janë të vendosura poshtë gjethit edhe insekticidet që perdorim nuk japin efekte ne to sepse në përgjithsi insekticidet nuk janë ovicide por ka në treg dhe mund ti përdorim ose ti vëzhgojme, dhe  sa të çelin të parat të bëjme trajtim më një insekticid sistemik.

Kundër Bubërrecit e Afideve. Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, Spinosad, Cypermethrin.

Për bimen e Domates në sera

Bima e domates në sera është në frutifuikim të  plotë ajrosja e rregullt e seres është një kusht i domosdoshem për të mbajtur gjendjen fitosanitare nën kontroll që të mos krijomë kushte për shfaqjen e vrugut, njollosja kafe, alternaries. Për demtuesit  si afidet, kepushat, dhe krahbardha  duhet të bëjme kontrolle të vazhdueshme të bëjme trajtime kur është  kufiri kritik.

Disa lënde aktive për luftimin e krahëbardhes, afidet, këpushes.

Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine Bacillus Thuringiensis- ështe produkt biologjik, Spinosad- eshte produkt biologjik, Azadiractina etj.

Për bimen e kastravecit

Semundja kryesore e kastravecit është Vrugu prandaj çdo jave duhet të bëjme trajtime për vrugun. Gjatë këtij muaji do të  shohim edhe bime të  zverdhura  që  është  fuzarioza për trajtimin e saj duhet të  bëjmë  trajtime me fungicide sistemuike ose 2-3  %  leng bordolez  duke  e hedhur  mbi  qafen  e rrenjes dhe 15 cm siper ne kercell.

Disa lënde aktive për vrugun dhe fuzariozen:

Për luftimin e vrugut: Folpet, Fosetyl-Al, Benalaxyl, Mancozeb, Propineb, etj.

Për luftimin e hirit dhe fuzariozes. Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol etj.

Për bimen e domates në fushe.

Problemet kryesore në muajin Qershor për domaten në fushë  janë vrugu, afidet dhë  barerat e egra.

Disa lënde aktive për luftimin e krahebardhes, afidet , kepushes .

Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (ështe Produkt Biologjik), Spinosad (eshte Produkt Biologjik) Azadiractina etj.

Kunder vrugut.  Benalaxyl, Mancozeb, Folpet, Fosetyl-Al , Propineb. Edhe këtu është mirë të  përdorim preparate me dy ose më shumë lënde aktive që të  jene edhe  kotaktin edhe sistemike

Për bimen e shalqinit

Dëmtuesi i zakonshem për kulturen e shalqinit është morri dhe dozësa. Të bëhet kontrolli i vashdueshem i faqes së poshtëme të gjëthës  për pranine e kepushes.  Semundja është fuzarioza e cila shoqerohet me zverdhje të gjëthëve dhë me vonë me tharje, për të përcaktuar këtë  shkulim një rrënjë dhe nëse gypat që qojnë lengjet në gjethe janë  me ngjyre kafe  atëherë kemi fuzariozen, kujdes duhet të bëjmë edhe më antraknozen që i nxiejnë frutat dhe i deformon

Disa lënde aktive për luftimin e morrit, dosezes dhe kepushes.

Për luftimin  afideve. Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (ështe Produkt Biologjik), Spinosad (eshte Produkt Biologjik) Azadiractina etj. 

Për luftimin e kepushave. Abamectin, Spinosad, Azadiractin, Lufenuron Etj.

Për bimen e  Pjeprit:

Vrugu është prezente  prandaj duhet të  kontrollojme çdo dite, semundja tjeter është hiri .

Disa lënde aktive për luftimin e vrugut dhe të hirit:

Për luftimin e hirit: Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol, Squfur etj

Për luftimin e vrugut: Fosetyl-Al, Propineb, Folpet Mancozeb, Metalaxyl, Hidroksid Bakri etj

Për bimen e Hardhise.

Në vreshtat e vitit të parë.

Në vreshtat e reja gjatë këtij muaji duhet të bëhen këto procese pune:

Llastari që kemi lënë  për tu rritur  vazhdojme ti heqim sqetulloret dhe të bëjmë lidhjen pas shtydhës  mbeshtetes.

Toka të mbahet e paster nga barërat e egra.

Edhe në këte muaj, në ditet e fundit të qershorit të bëhen plehërimet plotesuese me: 20 gram / Nitrat Amoni, 60 gram Superfosfat për çdo rrënjë. Hedhja e plehut bëhet në këtë  menyrë: në largesinë 25 cm larg bimes dhe rreth 25 -30 cm në thellesi hapet një vrimë me qysqi dhe hidhet sasia e me siperme e plehut por në drejtime të kundra me hedhjene që kemi bërë në muajin Maji. Problemet e semundjeve nuk duhet të harrohen, si vrugu dhe hiri. Të përdoren produkte me baze bakri dhe squfuri.

Në vreshtat e vitit të dytë

Lastaret fillojne të rriten me shpejtësi,  Sqetulloret që dalin lihen por keto pincohen ne 2-3 gjethe. Bimet lidhen në kallamin mbështetës që të  rriten sa më drejt.

Edhe në  vreshtat e vitit të dyte problemet e semundjeve nuk duhet të  harrohen, si vrugu dhe hiri.

Në  vreshtat e vitit te tretë

Në  vreshtat që  jane  në  prodhim duhet të  kemi parasysh këto proçese:

Këtë  muaj perveç semundjes së hirit që ka qenë  prezente që në momentin e daljes se gjetheve edhe vrugu, prandaj duhet të vazhdojne trajtimet. Rreth datës 10-15 qershor fillon fluturimi i tenjës prandaj në ditet e fundtit të Qershorit dhe dite e para  të Korrikut duhet të  behen trajtime kundra Tenjës dhe kjo duhet të  perseritet mbas 7 ditesh.

Disa lënde aktive për luftimin e vrugut hirit dhe tenjës:

Për luftimin e tejes Chlorpyrifos, Chlorpyrifos + Cypermethrin, deltamethrin etj.

Për luftimin e vrugut. Fosetyl-Al , Propineb. Folpet mancozeb, metalaxyl etj

Për luftimin e hirit Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol etj

Për bimen e Molles dhe të Dardhës

Semundjet kryesore për mollen dhe dardhen është  kroma, ndersa demtuesit janë  krimbi që në ditet e parë të muajt Qershor, duhet të  bëhet trajtimi.  Ne molle mund të  ketë  infeksion edhe nga kepusha e kuqe, afidet, tenja,  në  zone malore te Bashkisë tonë si Shllak, Temal, Vig, larvat e krimbit te mollës qelin  rreth datës 25 Qershor.

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) dhe tenjës.

Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos, Acetamiprid, Imidacloprid, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine.

Për bimen e Pjeshkes.

Një problem serioz ështe kapnodësi nese gjatë muajit të kaluar nuk janë izuoluar trungjet e pemevë  të pjeshkës me shishe plastike ateherë në fillim të ketijë  muaji duhet të bëhet izolimi  i trungjeve me shishe plastike. Kjo bëhet kështu: merret një shishe plastike, i pritet fundi, pritet edhe lart, pritet edhe për së gjati, pastaj futet trungu i pjeshkes në të.  Në fillim të muajit duhet të kontrollojme edhe në gjethe po pati insekte të kapnodesit duhet te bëjmë trajtime kimike. Demtues të tjerë janë: tenja  e lindjes, afidet dhe kepushat, ndërsa ndër semundjet eshte Hiri.

Disa lënde aktive për luftimin e Tenjes  se lindjes, afideve, kepushave dhe Hirit. 

Për luftimin e hirit. Cyproconazolo, Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol 

Për luftimin e tenjes afideve. Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (ështe Produkt Biologjik), Spinosad (eshte Produkt Biologjik) Azadiractina etj.

Për luftimin e kepushave. Abamectin, Spinosad, Azadiractin, Lufenuron Etj.

Për bimen e Qershise

Në zonen e Shllakut, Temalit, Karmes, Vigut dhe në varietetet e vona  duhet të bëjmë trajtime kunder mizes së Qershisë.

Disa lënde aktive për luftimin e mizes se Qershise:

Spinosad, Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine Bacillus Thuringiensis

Për bimen e Fikut

Rreth datës 15 qershor çelin larvat e breshkëzez larvat dalin nga femrat dimeruese duhet të bëjme trajtime, kur kanë çelur 10-15 %  e larvave ndersa trajtimi i dyte pas 15 ditesh.

Disa lënde aktive për luftimin e breshkëzez.

Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos.

Për bimen e Ullirit

Këtë  muaji nuk demtohet ulliri nga miza as nga breshkeza.

Disa lënde aktive për luftimin e breshkëzez

Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos

Për bimet e Agrumeve

Në bimet e agrumeve demtuesit kryesorë gjatë këtije muaji janë :

Afidet , krahebardha  dhe tenja minuese.

Disa lënde aktive për luftimin e Afideve, krahebardhave dhe tenjës minuese

Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, spinosad, cypermethrin

Për bimen e Duhanit

Megjithse gjethet e duhanit janë rritur perseri pleshti i duhanit nqs

jane 3 pleshta për bime  duhet të ndërhyjme  me trajtime pasi gjethët e biruara nga pleshti ulin prodhimin dhe çmimin për kg.

Disa lënde aktive për luftimin e pleshtit te duhanit.

Bacillus Thuringiensis (ështe Produkt Biologjik), Spinosad (eshte Produkt Biologjik) Azadiractina etj.