Reklame:

Taksa per plastiken, Dhoma amerikane: Diskriminim per mallrat e importit

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka diskutuar amendamentin e propozuar nga deputeti Ilir Beqaj, në lidhje me taksën e plastikës, i cili synon lehtësimin e barrës fiskale për lëndët e para primare, të cilat importohen për prodhimin e artikujve të plastikës, duke e ulur nga 25 lekë/kg në 10 lekë/kg, si dhe rimbursimin e taksës, jo vetëm për ambalazhet që eksportohen, por edhe për çdo artikull tjetër plastik që del jashtë vendit apo përjashtimin nga kjo taksë për disa kategori biznesesh.

Propozimi është përkrahur nga deputetët, por reduktimi i saj i konsiderua nga përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë, si diskriminimin për produktet e importit  Ndërkohë që, për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë paketa aktuale fiskale i jepte një trajtim të barabartë të gjithë bizneseve.

Propozimet e Beqajt do të diskutohen edhe në një seancë të dytë, ndërkohë që mendimet do i kalojnë Komisionit të Ekonomisë, që është dhe komisioni përgjegjës.