Reklame:

Maqedonia me shume suvencione ne bujqesi se Shqiperia

Pamvarsisht numrit me te vogel te popullsise se Maqedonise ne raport me shqiperine, vendi fqinj ka arritur te marre nga BE disahere me shume suvencione per bujqesine se vendi yne.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Shqipërisë, fondet për bujqësinë kanalizohen si mbështetje direkte për fermerët, kryesisht në investime që mbështetin prodhimin.

Sipas një analize që ka bërë Komisioni Europian në lidhje me politikat bujqësore në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2010-2015 vihet në dukje fakti se Shqipëria, jo vetëm që ka buxhetin më të ulët për bujqësinë në rajon, por edhe këto pak fonde nuk shkojnë në mbështetje direkte të prodhimit siç aplikohet në vende të tjera.

Përllogaritjet e KE tregojnë se, fondet buxhetore për bujqësinë për hektarë në vitin 2015 ishin 37 euro në Shqipëri, 55 euro në Bosnjë e Hercegovinë, 62 euro në Serbi, 90 euro në Malin e Zi, 101 euro në Maqedoni dhe 143 euro në Kosovë.

Shkak per kete sipas specialistit te bujqesise prane kompanise “Doni Fruit” Kujtim Haxhihamza i ftuar ne emisionin Agronews eshte sepse shteti shqiptar qendron shume larg fermerit dhe problemeve te tij.

Nderkohe Maqedonia ka arritur te shfrytezoje cdo hapsire ne nxitjen fernmereve, ne edukimin e tyre nepermjet seminareve, trajnimeve por edhe te implementimit dhe zbatimit te ideve te specialisteve te cilat kontribuojne ne rritjen dhe zhvillimin e ketij sektori.

Fermeri shqiptar sipas specialistit ka mungese te theksuar te orjentimit, te mbeshtetjes nga agronomet por mbi te gjitha edhe te logjistikes dhe te makinerive bujqesore. Qeveria nuk harton harton politika te cilat jane realisht mbeshtetese per bujqesine te cilat ndikojne direkt tek fermeri dhe ne kete menyre rriten e dhe siperfaqet e mbjella e si pasoje edhe prodhimi sebashku me cilesine.