Reklame:

Si te rrisim interesin e brezit te ri tek bujqesia, Ja çfare sugjeron specialisti Haxhihamza

Bujqesia eshte sektori e fundit qe i ri i sotem mendon te investohet per formimin e tij arsimor. Emigrimi i masiv i viteve te fundit ka filluar te japia pasojat e para ne krahun e punes qe duhet ne bujqesi por edhe ne sektor te tjere. Eshte shume veshtire te gjesh punetor ne zonen e myzeqese per te punuar ne sera apo ne fushat e mbjella me kultura te ndryshme bujqesore. Per mos te folur per zonat urbane ku femijet e sotem nuk dine se si mund te mbullet nje perime apo te kene pare e te kene keputur nje frut ne peme i cili eshte nje tjeter problem i evolimit te shoqerise dhe jetes moderne.

Por si ti afrojme te rinjte te punojne token te investojne ne bujqesi?
Gjate emisionit Agronews ne Radiolushja eshte diskutuar pikerisht kjo teme me specialistin e bujqesise prane kompanise Doni Fruit z. Kujtim Haxhihamza.

Haxhihamza ka dhene nje ide se si shteti yne mund te nxise femijet dhe ne kete menyre brezin e ri qe po rritet te interesohet per bujqesine dhe mos te mendoj te largohet e te bragtise vendin e tij.
Te afrojme femijet ne ferma, ne parcelat ku mbillen perimet dhe pemet frutore. Duke filluar nga femijet e kopshteve e ne shkollat fillore e 9-vjeçare. Nje ore ne jave apo ne muaj te caktohet per te vizituar fermat e ndryshme, serat ku kultivohen perimet apo dhe frutat ku femijet te shohin dhe ta bejne vete ne praktike mbjelljen apo dhe vjeljen e frutit nga pema” – thekson specialisti i bujqesise Kujtim Haxhihamza i cili kete praktike stiumuluese per te rritur interesin ndaj bujqesise e ka pare te veprohet ne Maqedonine fqinje por edhe ne Qipro ku ai eshte arsimuar dhe specializuar.