Reklame:

Dallimi i vertete, mes nje vere 10-dollareshe dhe nje vere 100-dollareshe

Nese do te pergjigjeshit 90 dollare, do te kishit vetem pjeserisht te drejte. Ju mund te shpenzoni shuma te ndryshme per nje shishe vere, qe nga nje shishe “Barefoot” nen 5,00 dollare, deri tek nje shishe “Chateau Petrus” per pothuaj 5,000 dollare. Ato jane te dyja verera, te bera nga rrushi, keshtu qe, do te pyesni ju, perse ky ndryshim? Dhe çfare perfshihet tek kostot? Rezulton se gjithçka fillon nga toka ku rriten vreshtat…

Toka – elementi i pare i kostos ne çdo vere eshte toka ku rritet vreshti. Vera e lire eshte rritur ne parcela te medha toke shume te lire. Disa vjet me pare, toka ne rajonin “premium” te rritjes se vreshtave  Burgundy ne France, per vreshtat Grand Cru, arrinte gati 5 milione dollare per aker. Toka ne Central Valley te Kalifornise, qe perdoret per te rritur vreshta me vlere, kushton shume here me pak.

Rrushi – rrushi qe perdoret per veren eshte gjithashtu i rendesishem dhe veçanerisht rendimenti i rrushit, i shprehur ne ton per aker. Disa lloje rrushi njihen qe kane rendiment shume me te ulet, ndersa vererat e lira perdorin rrush te bollshem, qe mund t’i rezistojne pothuajse çdo gjeje dhe serish te jape shume leng.

Menaxhimi i vreshtave – Struktura e vreshtit, duke perfshire ndarjen dhe vaditjen, gjithashtu luan rol te rendesishem ne prodhimin e rrushit. Nese doni rrush te persosur per nje vere te shtrenjte, duhet te kete shume levizje ajri dhe drite dielli. Krasitja e rregullt eshte e domosdoshme per te hequr ata qe jane “te varfer” dhe larguar gjethe qe i bejne shume hije rrushit. Ata qe prodhojne verera te lira nuk bejne shume krasitje.

Vjelja – mbledhja e fryteve te punes tuaj te veshtire gjate sezonit eshte kritike per frutin qe shkon per prodhimin e veres. Rrushi Premium vilet me dore kur eshte ne kulmin e pjekjes. Kjo mund te nenkuptoje levizje te shumta neper vreshta, duke perzgjedhur vetem ato qe jane gati. Me pas, trajtohen me kujdes per te parandaluar plasjen e frutave ne rrugen drejt shtypesve. Operacionet ne shkalle te gjere mund te bejne nje kalim te vetem neper vreshta, duke perdorur makina per te vjele rrushin dhe duke e larguar rrushin e vjele, ne konteniere te medhenj. Vreshtat Premium mund te japin 2 ton rrush ose me pak per nje aker, ndersa vreshtat qe prodhojne verera te zakonshme, japin shume here me teper. Nje ton rrush jep rreth 720 shishe vere, pra 1,440 per aker – disa vera super premium japin shume me pak se kjo shifer. Per shembull, mund te blini rrush te rritur per verera te lira me 340 dollare per ton, ndersa nje ton “Napa Cabernet Sauvignon” premium do t’ju kushtoje mbi 5,600 dollare, ose pothuajse 8 dollare per shishe vetem per rrushin.

Shtypja – Pasi rrushi te jete vjele, shtypet dhe nxirret lengu. I pari eshte lengu qe vjen me shtrydhjen e pare te bute te rrushit. Vererat e zakonshme shtypin shume me fort, dhe shume here, per te nxjerre çdo pike lengu nga rrushi. Disa verera premium perdorin shtypjen e dyte  per te nxjerre nje vere pak me cilesore qe e shesin me nje tjeter emer.

Lisi – Shumica e vererave te kuqe premium maturohen ne fuçi lisi per te marre tanine dhe nje thellesi arome te veres. Keto fuçi nuk jane te lira! Lisi i ri amerikan mund te kushtoje 1.000 dollare per nje fuçi me te vogel se 225 litra dhe rreth 2.500 dollare per nje fuçi lisi te ri francez, ne te njejten madhesi. Pra, edhe 8 dollare te tjera per shishe, per lisin. Keto fuçi mbajne me rreth 300 shishe vere disa prodhues premium nuk i perdorin per here te dyte per vererat premium!

Lengu i rrushit, pasi shtypet kalon 18-24 muaj duke u konvertuar ne veren qe prodhuesi deshiron te shese dhe gjate kesaj kohe, atyre ende u duhet te paguajne per ndertesen, qirane, sigurine, ndriçimin dhe keshtu me radhe. Operacionet e vererave te lira, ne pjesen me te madhe ngjajne si nje uzine kimike me tubacione çeliku inoks dhe nje vera qendron per nje kohe relativisht te shkurter ne kantine.

Shishja, tapa dhe etiketa – Gjithkush e di se nje etikete dhe shishe e mrekullueshme mund te ndihmoje shitjen e nje vere. Per nje vere te zakonshme, kjo do te thote nje shishe e holle me nje etikete te lezetshme dhe nje vule jo te kushtueshme. Vererat Premium kane etiketa elegante, nganjehere me vepra arti origjinale nga nje artist i famshem, nje shishe qelqi te rende, e projektuar per te mbajtur per nje kohe te zgjatur dhe nje tape premium me strukture te ngushte dhe gjatesi shtese. Shishja mund te kushtoje 3-4 dollare dhe tapa, edhe 3 dollare te tjere.

Krahu i punes – Nuk kemi folur per te gjithe punen qe kerkohet per te mbajtur nje vresht, nga fermeri, krasitesit dhe vjelesit. Pasi hyhet ne kantine, vjen ndihma shtese per prodhimin dhe nje vereprodhues shume i shtrenjte ne mes. Meqe te gjithe kane nevoje per lloje te caktuara talentesh ne te njejten kohe te vitit, si koha e vjeljes, çmimi per sherbimet e tyre merr vlera te konsiderueshme.

Marketingu – Perfundimisht, shkojme tek faktori X, marketingu. Çdo marketues i mire do t’ju tregoje se nuk ka nje korrelacion midis çmimit dhe kostos. Çmimi eshte vendosur nga tregu dhe ajo qe njerezit do te paguajne. Ndersa kompanite e veres se zakonshme jane te perqendruar ne shtresen me te ulet te tregut dhe e vendosin çmimin bazuar ne kete, prodhuesit e vererave premiume shkojne ne maje te çdo elementi te procesit te prodhimit te veres. Kur ata me ne fund vendosin çmimin, futen ne loje kerkesa e tregut dhe perceptimi i veres.

Pa marre parasysh kostot qe ata kane vene ne shishe, tregu do te caktoje çmimin – dhe nganjehere çmimi mund t’ju trullose!