Reklame:

Ja si behet paketimi i ushqimit te bagetive ne Kosove

Gjithnjë e më tepër fermeret po paisjen me makineri bujqesore te pershtatshme për këtë qëllim, edhe të makinerive të përdorura ose edhe te reja, të inportuar nga vende te ndryshme të Europës. Një numer i madh i fermerëve kanë filluar të bëjnë konzervimin e jonxhes, barit por edhe leguminozeve tjera ne formë të silazhit ose sanazhit.

– Për përgatitjen e sanazhit janë të mjaftueshme vetëm 2 ditë pa reshje të shiut.

– Bari e kositur për prodhimin e silazhit duhet të thahet deri në një shkallë prej 60 – 65 % të lagështisë.

– Për prodhimin cilësor të sanazhit, lagështira duhet të jetë më e ulët se 55%, dhe sipas këtyre vetive sanazhi për nga pëmbajtja e lagështisë duhet të jetë në mes sanës dhe silazhit.

– Parcelat me jonxhë duhet te korren në fazën e formimit të sythave para lulëzimit, dhe jo me ulët se 6 – 8 cm.

– Lënda e thatë te jonxha për silazh në momentin e korrjes duhet të jetë 30 – 35%, ndërsa për sanazh në rrotoballa duhet të jetë 40- 45%

– Ballat e barit duhet të mbështillen të paktën me 4 shtresa të folisë, e nëse ka mundësi edhe me 6 shtresa.

Ne videon e meposhtme keni demostrimin e ketij procesi nga fermeret e Kosoves.