Kale, ose sallata jeshile është sot një nga perimet më të rëndësishme dhe me vlera ushqyese të mëdha. Kalë, zotëron një numër të madh vitaminash dhe proteinash të cilat na ndihmojnë të jemi më të shëndetshëm.
Për sa i përket përfitimeve shëndetësore nga kale, ajo luan një rol të rëndësishëm, në kujdesin ndaj syve, detoksifikimin e trupit, kujdesin ndaj lëkurës. Kjo perime magjike është e mbushur me antioksidantë, redukton kolesterolin dhe ju ndihmon në menaxhimin e diabetit.
Përfitime të tjera përfshijnë: kujdesin ndaj shëndetit të kockave, ndihmon në humbjen e peshës , parandalon e ulcerën e stomakut, ndihmon për trajtimin e anemisë dhe parandalimin e kanceri informon dritare.net. Nëse përton ta blesh këtë superperime, shko te veggiestirana, se e gjen gati.
Sipas një studimi, ndërmjet të gjitha ushqimeve të përfshira në kërkim, kale ka treguar që ka mbrojtjen më të lartë kundrejt kancerit të fshikëzës, që zë vendin e 6 si një nga llojet e kancerit që diagnostikohet më shpesh në SHBA.
Kale ka një numër befasues flavonoidesh, që secila prej tyre ka një funksion specific në trup, duke përfshirë 32 përbërje fenolike dhe tre acidë hydroxycinamik, të cilët ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në ritme normale dhe të heqin qafe të gjithë radikalët e dëmshëm në trup.
Dy nga flavonoidet më të rëndësishëm në kale janë kaempferol dhe quercetina. Duhet të vihet re që efektiviteti i shumë antioksidantëve dhe vitaminave në kale reduktohen kur gatuhen.