Reklame:

11 rregullat e te ushqyerit te shendetshem

Shpeshhere kerkojme dhe gjejme menyra per te zevendesuar ushqimet qe na duken jo te shendetshme me ato me te shendetshme. Por ne nje numer rastesh, zevendesimi nuk na çon diku afer ushqimit te shendetshem.

Nje kuti me leng molle eshte nje zevendesues i shendetshem per nje coca cola

Nese do t’ju vinin para nje zgjedhjeje mes lengut te molles dhe nje Cola, pa dyshim qe do zgjidhnit lengun e molles. Ne fakt, lengu i molles permban disa kalori me shume se Coke. Nese jeni te vertete te kujdeseni per dieten tuaj, pini uje te paster dhe hidhni  poshte lengjet e paketuara.

Ju mund te hani sushi gjate çdo diete

Nese deshironi te humbni peshe, duhet te zgjidhni diçka me pak te demshme per shendetin tuaj.

Sushi eshte nje ushqim i parapelqyer nga gjithe njerezit dhe zakonisht dietologet nuk e kane perjashtuar as nga dietat. Ne fakt, nje sherbim i rrotullave te salmonit permban karbohidrate me shume se nje hamburger, edhe pse ky i fundit eshte me kalorifik.

Salce soje eshte nje zevendesues i shendetshem per kripen

Ne restorantet kineze ushqimet nuk te japin aspak idene se po merr nje sasi te madhe kripe, por perberesit e tyre te japin vertet nje doze  kripe qe nuk arrin ta kuptosh.

Por jo gjithmone zevendesimi i kripes me perberes te tjere eshte efikas. Eshte me mire te shtoni nje luge kripe te vogel tek ushqimi juaj rregullisht sesa te besoni se nje zevendesues i tille eshte i shendetshem.

Mjalte ne vend te sheqerit

Gjithkush e di se sheqeri eshte i keq per shendetin tuaj, prandaj kemi filluar te perdorim me shume  mjalte tek gjithçka qe duam te embelsohemi. Ne te vertete, eshte edhe me i embel se sheqeri.

Dallimi nuk eshte aq shume i madh, por gjithsesi nuk jep efekt ne humbjen e peshes suaj.

Perimet e fresketa jane me te shendetshme

Rezulton se disa perime te ziera jane me te mira se ato te fresketat. Per shembull, karotat e ziera permbajne me shume karotenoide, ndersa domatee e ziera ose te avulluara kane me shume likopine, gje qe eshte e mire per shendetin tuaj.

Kjo nuk do te thote qe, ju duhet vetem te hani perime gatuara, por mos u nxitoni per te hedhur ato.

Frutat e thata jane rosticeri e mire

Procesi i tharjes i ben frutat te humbasin deri ne 80% te vitaminave dhe antioksidanteve te saj. Kjo do te thote se, eshte me mire te kesh disa fruta te fresketa ne vend te nje vakti te mire.

Kokoshkat jane jo te shendetshme                             

Shkencetaret kane provuar se kokoshka qe eshte gatuar ne ajer te nxehte eshte nje ushqim i shendetshem dhe i dobishem. Nje filxhan kokoshka permban pothuajse dy here me shume antioksidante te quajtur polyphenols si çdo frut ose perime. Per me teper, kokoshka permban fibra qe jane shume te mira per shendetin tuaj. Por nuk zevendesohet me frutat, kokoshkat duhet te hahen ne sasi te limituara.

Djathi eshte armiku me i madh i njerezve  ne diete

Shumica e dietave deklarojne se, duhet ta harrosh  djathin sepse permban shume yndyra dhe kalori. Sidoqofte, mund ta hani ate edhe ne dietat me te rrepta, pasi djathi ka me shume kalcium se shumica e produkteve te tjera.

Alkooli eshte i demshem me shume se çdo gje

Nje nga mitet e shendetshme te dietes thote se, alkooli duhet te fshihet nga jeta e nje personi qe kujdeset per shendetin e tij. Megjithate, vera ka elemente te dobishme. Per shembull, vera e kuqe permban shume polifenole qe mbeshtesin enet e gjakut. Sado deshire te keni per te pire alkool qendroni ne rregullin, me nje gote.

Vajra te shendetshem e bejne çdo ushqim me te mire

Vaji i kokosit, vaji i lirit, vaji i kungullit. Te gjitha keto jane bere shoke te perjetshem per njerezit ne dieta te shendetshme. Shume prej tyre i perdorin ato ne gatim pa menduar fare. Vaji i lirit, per shembull, behet  helmues kur nxehet per shkak te sasive te medha te acideve te pangopura.

Por jo te gjithe vajrat jane te shendetshem per ju, ne varesi te asaj çfare kerkon trupi juaj, duhet te perdorni larmishmerine e tyre.