Reklame:

Grupi “Junior Ranger” nga Librazhdi vizite ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta

Trendi gjitnje e ne rritje i turisteve ne zonat e parqet Kombetare dhe zonat e mbrojtura te Shqiperise po vjen gjithnje e ne rritje .
Administratoret te Zonave te Mbrojtura kane nevoje per mbeshtetje nga te gjithe aktoret dhe faktoret ne keto zona ne menyre qe te mirepresin turistet duke i ofruar atyre sherbimin me te mire te mundshem, por nga ana tjeter edhe te ruajne keto parqe si nga zjarret por edhe nga dora e njeriut.

Junior Ranger jane nje projekt i dobishem si per te tashmen por edhe per te ardhmen.
Ne çdo AdZM jane krijuar grupe te gjimnazisteve nga zonat prane parqeve ne menyre per te edukuar dhe informuar ne ruajtjen e ketyre zonave brezin e ri.

Shoqata Kombetare e Parqeve te Shqiperise po mbeshtet keto grupe te Junior Ranger qe te kene edhe shkembime eksperiencash ndermjet tyre ne rang kombetar, por ne te njejten kohe te njohin edhe bukurite e karakteristikat e zonave te mbrojtura te shqiperise.
Diten e sotme ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta eshte zhvilluar nje aktivitet i tille ku vizitore kane qene g
rupi Junior Ranger i Gjimnazit “Ibrahim Muca” Librazhd nga Parku Kombetar Shebenik-Jabllanice. Ata u priten nga grupi Junior Ranger i Parkut Kombetar “Divjake-Karavasta” ku paten mundesi te shkembenin eksperiencat e tyre per cka kane perfituar gjate aktiviteteve ne parqet respektive.
Pas vizites ne Qendren e Vizitoreve Drejtori Ardian Koçi i ka mundesuar nje shetitje me varke drejt ishullit te pelikanit duke i dhene atyre edhe informacionin e nevojshem per simbolin e PKDK Pelikanin Kaçurrel.