Të paktën 53 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në 10 ditët e fundit nga një sëmundje vdekjeprurëse e trurit që besohet të ketë lidhje me një substancë toksike të gjetur në fruta të lychee ( mare), thanë zyrtarët e shëndetësisë indiane sot.
Vdekjet janë raportuar nga dy spitale në qarkun Muzaffarpur të shtetit Bihar, pjesa lindore e vendit e njohur për pemët e të lychee ose (mare)
Të gjithë fëmijët shfaqën simptoma të Sindromit të Encefalit Akut (AES), tha zyrtari i lartë i shëndetësisë, Ashok Kumar Singh, duke shtuar se shumica kishin pësuar një humbje të papritur të glukozës në gjakun e tyre.
“Departamenti i Shëndetësisë ka lëshuar tashmë një njoftim për njerëzit që të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë verës së nxehtë, kur temperatura shkojnë mbi 40 gradë Celsius’, tha Singh.
Të paktën 40 fëmijë të tjerë që ankoheshin për simptoma të ngjashme ishin duke u trajtuar në spital.
Shpërthimet e sëmundjes kanë ndodhur çdo vit gjatë muajve të verës në Muzaffarpur dhe në rrethet fqinje që nga viti 1995, zakonisht që përkojnë me sezonin lychee (mare)
Në vitin 2014 nga e njëjta sëmundje kanë gjetur vdekjen 150 persona.