Fermerët shqiptarë kanë ulur tempin sa i përket prodhimit të drithërave në vend, pasi 2018-ta është vitit më i dobët në këtë drejtim.
Sipas shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, në vitin që lam pas janë prodhuar 678,2 mijë ton, duke pësuar një rënie drastike nga viti 2017 i cili shënon dhe vlerën më të lartë në 5 vite, në 701,7 mijë ton. Po ashtu prodhim në nivele të kënaqshme ka pasur edhe vitit 2014. Ndërkohë që import i drithërave si gruri, thekra e misri është në nivele shumë të larta, dhe shteti kryesor që na furnizon është Rusia dhe më pas Serbia, çka tregon se rënia e shifrave të prodhimit në vend i jep më shumë hapësirë këtyre vendeve për të sjellë drithëra në Shqipëri.
Shqipëria importon mesatarisht 260,000 -300,000 ton grurë në vit, 49% e të cilit nga Rusia dhe menjëherë pas saj 28% nga Serbia. Shqipëria prodhon sasi misri, më së shumti për ushqim për kafshët, megjithatë në një vit importon rreth 150 mijë ton misër dhe ushqim për kafshët. Për kultivimin e drithërave nuk ka asnjë politikë mbështesë me subvencione nga ana e qeverisë. (SCAN)