Bazuar ne karakteristikat morfologjike te tyre, e ndermjet te tjerash ne lidhje me klasifikimin ekonomik, format bimore te rrushit klasifikohen ne:
i) Kultivare per tavoline (ose konsum te fresket)
ii) Kultivare per perpunim (kryesisht per vere).
Kultivaret e seciles kategori, kane karakteristika te perbashketa anatomike e morfologjike, te permbajtjes se lendeve ushqimore, e shume te tjera.
KULTIVARET RRUSHIT PER TAVOLINE

KULTIVARI “VIKTORIA”
Pershkrimi i veshulit
Veshuli eshte i madh dhe ne trajte piramide. Eshte mesatarisht i ngjeshur dhe me peshe mesatare 600-700 gr. Eshte kokerrmadh me ngjyre jeshile ne te verdhe, forme cilindriko-vezake, me peshe mesatare 10-12 gr, me shije jo majhoshe. Levorja eshte mesatarisht e trashe, tuli eshte i rreshkur dhe me dy fara.
Zhvillimi
Periudha e çelje se llastareve eshte e vone po ashtu edhe lulzimi. Veshuli fillon te piqet heret ne rreth 10-15 dite pas kultivarit Kardinal.
Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike
Bima ka gjethe te medha dhe pa push nga ana e faqes se poshtmete saj. Hardhia eshte e fuqishme dhe shume pjellore. Pelqen forma kultivimi te hapura si ne tende, por pershtatet mire edhe
ne spaliere. Pjelloria e vertete eshte 1,2. Preket nga semundjet e hirit dhe botritesit. Kultivar qe prodhon shume rreth 200 kv/ha kur eshte spaliere, ndersa ne formet tende edhe me shume.
Vleresimi
Prodhon heret dhe ne menyre konstane. Veshuli eshte i bukur dhe me pamje te njetrajtshme.

KULTIVARI “ITALIA”
Pershkrimi i veshulit
Veshuli eshte i madh dhe ne forme koni-piramidale. Eshte i shkrifet dhe me peshe mesatare 600-700 gr. Eshte kokerrmadh me ngjyre verdhe ne te arte, forme vezake, me peshe mesatare 8-10 gr, me shije dhe arome te kendshme te rrushit Moskat. Levorja eshte mesatarisht e trashe, tuli eshte pak i rreshkur por kercites, me 15-18% sheqer, dhe me dy fara.
Zhvillimi
Shkon shume mire ne te gjithe kushtet klimaterike, dhe per kete aresye eshte bere nje rrush shume i kerkuar ne shume vnde te botes. Periudha e çelje se llastareve ndodh nga 10-15
Prilli, lulzimi ne dhjetditorin e pare te Qershorit. Piqet ne dhjeteditorin e I dhe te II te Shtatorit.
Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike
Bima eshte e fuqishme, me veshula te medhenj e te bukur. Transportohet lehte ne largesi, prandaj shpesh here quhet edhe mbretresha e tregjeve
Vleresimi
Prodhon vone por ne menyre konstane. Veshuli eshte i bukur dhe me pamje te njetrajtshme.

KULTIVARI “KARDINAL”
Pershkrimi i veshulit
Veshuli eshte mjaft i madh dhe ne forme cilindriko-konike. Eshte i shkrifet dhe me peshe mesatare 500-600gr. Ka kokrra mesatare ne te medha, te rrumbullakta, me cipe mesatarisht e trashe, me ngjyre kuqe ne vjollce, me shije dhe arome te pelqyeshme. Levorja eshte mesatarisht e trashe, tuli eshte pak i rreshkur, me peshe mesatare 7-9 gr me 15-16% sheqer, dhe me dy fara,
Zhvillimi
Periudha e çelje se llastareve ndodh nga 10-15 Prilli, lulzimi ne dhjetditorin e pare te Qershorit. Piqet ne dhjeteditorin e I dhe te II te Gushtit.
Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike
Bima eshte e fuqishme, me veshula te medhenj e te bukur. Nuk pelqen krasitje te gjata, pjelloria e vertete eshte 1,5. Pershtatet shume mire ne tende, por edhe ne spaliere shkon mire. Ka nje te mete qe nuk duron shume kohe pas pjekjes pa u vjelur dhe menjehere pas vjeljes duhet te transportohet dhe te tregtohet. Nuk i duron transporteve te gjata.
Vleresimi
Piqet heret por prodho ne menyre konstane. Veshuli eshte i bukur dhe me pamje te njetrajtshme.

KULTIVARI “BLLEK MEXHIK”
Pershkrimi
Veshuli eshte mesatarisht i madh dhe ne forme konike- piramidale. Eshte mesatarisht i shkrifet dhe me peshe mesatare 500-600 gr. Ka kokrra mesatare ne te medha, te vezake me ngjyre blu ne te zeze, me cipe mesatarisht e trashe, dhe qe shkoqen me veshtiresi dhe nuk shtypen lehte, me arome te pelqyeshme. Kokrra ka peshe mesatare 6 gr me 16% sheqer dhe me dy fara.
Zhvillimi
periudha e çelje se llastareve ndodh nga fillimi i Prillit, lulzimi ne dhjeteditorin e trete te Majit. Piqet ne dhjeteditorin e I dhe te II te Korrikut. Prodhonpercung rreth 13-14 kg rrush.
Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike
Bima eshte e fuqishme, me veshula te medhenj e te bukur. Gjthet jane te medha dhe pesekendeshe me ngjyre jeshile te erret dhe me pak e gjelbert nga ana e poshtme e tyre. Nuk pelqen krasitje te gjata, pjelloria e vertete eshte 1,5. Pershtatet shume mire ne tende, por edhe ne spaliere shkon mire. Ka nje te mete qe nese ne periudhen e lulzimit, shume lule ngeln te pa pllenuara. I duron transporteve te gjata.
Vleresimi
Eshte i leverdishem per t’u perhapur, prodhon shume, dhe shume heret. Dallohet per veshulet e medhej te bukur, te shkrifet dhe me pamje te njetrajtshme tregtare.

KULTIVARI “REXHINA”
Rexhina eshte nje nder kultivaret e lashte dhe me te perhapur per rrushra te tavolines. Ai njihet ne shume emertime si: Afuz-Ali, Rozaki, etj dhe kultivohet pothuajse kudo ne vendet e Meshdheut.
Pershkrimi
Veshuli eshte mesatarisht i madh dhe ne forme cilindriko-piramidale. Eshte veshul mesatarisht i shkrifet dhe me peshe mesatare 600-700 gr. Ka kokrra te medha, me forme vezake me ngjyre
verdhe ne te arte, me cipe mesatarisht e trashe. Tuli eshte kercites, i embel dhe arome jo majhoshe. Pesha e kokrres eshte 7-10 gr, permban 15-16% sheqer dhe me dy fara.
Zhvillimi
Periudha e çelje se llastareve ndodh ne dhjeteditorin e dyte dhe te trete te Prillit. Lulzimi eshte ne dhjetditorin e pare te Qershorit. Piqet ne dhjeteditorin e II dhe te III
te Gushtit.
Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike
Bima eshte e fuqishme, me veshula te medhenj e te bukur. Gjthet jane te medha dhe pesekendeshe me ngjyre jeshile te erret. Shkon shume mire ne krasitjet e perziera por ne forma te hapura, pra i pershtatshem me shumeper ne tenda. Nuk pelqen krasitje te shkurtra, pjelloria e vertete eshte 1,1.
Vleresimi
Eshte i leverdishem per t’u perhapur dhe prodhon shume. Dallohet per veshulet e medhej te bukur, te shkrifet dhe me pamje te njetrajtshme tregtare. Qendron mire ne bime pas pjekjes, por shume mire qendron edhe ne transporte te largeta.

KULTIVARI “ALFONS LAVARE”
Pershkrimi
Veshuli eshte mesatarisht i madh dhe ne forme cilindriko-konike. Eshte veshul mesatarisht i shkrifet dhe me peshe mesatare 500- 600 gr. Ka kokrra mesatare, me forme te rrumbullaket,
me ngjyre blu ne te erret, me cipe mesatarisht e trashe. Tuli eshte kercites, i lengshem, i embel dhe arome jo majhoshe. Pesha e kokrres eshte 7-9 gr, permban 13-14% sheqer dhe me dy fara.
Zhvillimi
Periudha e çelje se llastareve ndodh ne dhjeteditorin e pare te Prillit. Lulzimi eshte ne dhjetditorin e pare te Qershorit. Piqet ne dhjeteditorin e I dhe te II te Shtatorit.
Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike
Bima eshte e fuqishme, me veshula te medhenj. Gjthet jane te medha, me ngjyre jeshile te erret. Shkon shume mire ne krasitjet e perziera por edhe ne forma kultivimi te hapura, pra i pershtatshem me shume per ne tenda. Nuk pelqenkrasitje te shkurtera, pjelloria e vertete eshte 1,5.
Vleresimi,
Dallohet per veshulet te bukur dhe me pamje te njetrajtshme tregtare. Qendron mire ne transporte te largeta.

KULTIVARI “MIKELE PALIERI”
Pershkrimi
Veshuli eshte i madh dhe ne forme cilindriko-piramidale. Eshte veshul mjaft i shkrifet dhe me peshe mesatare 900 gr. Ka kokrra mjaft te medha, me forme te rrumbullaket ne vezake, me ngjyre te zeze, me cipe mesatarisht e trashe. Tuli eshte i lengshem, i embel dhe arome jo majhoshe. Pesha e kokrres eshte 9-10 gr, permban 14-15% sheqer dhe me dy fara.
Zhvillimi
Periudha e çelje se llastareve ndodh ne dhjeteditorin e dyte te Prillit. Lulzimi eshte ne dhjetditorin e pare te Qershorit. Piqet ne dhjeteditorin e I dhe te II te Shtatorit.
Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike
Bima eshte e fuqishme, me veshula te medhenj. Gjethet jane te medha, me 5 lobe te rrumbullakta. Shkon shume mire ne krasitjet e gjata, por edhe ne forma kultivimi te hapura, pra i pershtatshem me shume per ne tenda. Nuk pelqen krasitje te shkurtera, pjelloria e vertete eshte 1,3.
Vleresimi
Dallohet per veshulet te bukur dhe me pamje te njetrajtshme tregtare dhe me ngjyre te zeze. Qendron mire ne transporte te largeta

KULTIVARI “SUBLIMA SIDLES”
Pershkrimi
Veshuli eshte mesatarisht i madh dhe ne forme piramidale. Eshte veshul mesatarisht i shkrifet dhe me peshe mesatare 850 gr. Ka kokrra mesatare ne te medha, me forme te vezake, me ngjyre te verdhe ne te arte. Tuli eshte i lengshem dhe i kercitshem dhe i embel. Pesha e kokrres eshte rreth 5,5 gr, permban rreth 15% sheqer. Kokrrat nuk kane ferera.
Zhvillimi
Periudha e çelje se llastareve ndodh ne dhjeteditorin e dyte te Prillit. Lulzimi eshte ne dhjetditorin e pare te Qershorit. Piqet ne dhjeteditorin e II dhe te III te Gushtit.
Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike
Gjethet jane mesatare nga ana e siperme jane me ngjyre te gjelbert dhe pa push, ndersa nga ana e poshteme eshte me ngjyre te gjelbert te hapur dhe pa push. Bima eshte e fuqishme. Gjethet jane mesatare. Shkon shume mire ne te gjitha krasitjet. Pjelloria e vertete eshte 0,8.
Vleresimi
Dallohet per prodhimtari te larte dhe qe jane pa farera.
KULTIVARI “SULLTANINA”
Pershkrimi
Veshuli eshte mesatar ne forme cilindriko-konike. Eshte veshul mesatarisht, mjaft i shkrifet dhe me peshe mesatare 350-400 gr. Ka kokrra mesatare ne te vogla, me forme te vezake, me ngjyre te verdhe ne te arte. Tuli eshte i rreshket dhe me arome jo majhoshe. Pesha e kokrres eshte rreth 5 gr, permban rreth 18-19% sheqer. Kokrrat nuk kane ferera.
Zhvillimi
Periudha e çelje se llastareve ndodh ne dhjeteditorin e trete te Marsit dhe ne fillim te Prillit. Lulzimi eshte ne dhjetditorin e pare te Qershorit. Piqet ne dhjeteditorin e I te Gushtit.
Disa veçori biologjike dhe vlera agronomike
Gjethet jane mesatare nga ana e siperme jane me ngjyre te gjelbert dhe pa push, ndersa nga ana e poshteme eshte me ngjyre te gjelbert te hapur dhe pa push. Bima eshte e fuqishme. Shkon shume mire ne krasitjet e gjata dhe ne format tende. Pjelloria e vertete eshte rreth 1.
Vleresimi
Dallohet per prodhimtari te larte dhe qe jane pa farera. Eshte shume i mire per rrush ne tavoline, por shume me i mire si rrush per tharje.