Që nga 16 qershori, qeveria indiane do të shtojë tarifat doganore për 28 lloje mallrash të importuara nga ShBA-ja, duke përfshirë bajamet, fasulet dhe arrat.
Qeveria indiane e formuloi këtë listë të shtimit të tarifave në qershor të vitit të kaluar, si hakmarrje për shtimin e tarifave doganore të ShBA-së ndaj çelikut dhe aluminit të Indisë.
Megjithatë, pala indiane e ka shtyrë disa herë datën e hyrjes në fuqi të tarifave doganore shtesë ndaj mallrave amerikane, duke shpresuar në nxitjen e bisedimeve përkatëse me palën amerikane.
Por më 5 qershor të këtij viti, qeveria amerikane shpalli anulimin e statusit të vendit të privilegjuar të Indisë, me arsyetimin se “India nuk arriti të sigurojë hyrjen e barabartë dhe të arsyeshme të ShBA-së në tregun indian”.
Një gjë e tillë shkaktoi acarimin e marrëdhënieve tregtare dypalëshe.