Reklame:

Divjaka, fluks pushuesish ditore

Ditet e nxehta qe po kalon vendi yne kane krijuar nje situate favori per pushuesit ditore por edhe ata me prenotime, edhe pse mjaft zona ende nuk kane qene te gateshme per te pritur fluksin e menjehershem.

Sezoni turistik nuk eshte çelur ende zyrtarisht dhe kjo justifikon deri diku situaten ne plazhe, por megjithate shume prej tyre nuk kane pritur nisjen zyrtare te sezonit.

Divjaka ka vene ne levizje gjithe potencialin njerezor dhe teknik ne pastrim te siperfaqes se reres ne plazh si dhe te sistemimit te çdo anomalie te krijuar si nga stina e dimrit e kapriçot e motit, po ashtu edhe nga njerez te cilet duan te perfitojne sa te mundin nga hapesirat publike.

Dilaver Zela, dr i sherbimeve ne bashkine Divjake se bashku me punonjesit e tij kane bere maksimumin per te siguruar kushte sa me te mira pushuesve te ardhur nga Lushnja, Berati, Kuçova, Skrapari, Peqini e zona te tjera.

Nga ana e tyre pushuesit shprehen te kenaqur nga gjendja dhe kushtet ne plazh. Bizneset e zones jane entuziast nga ecuria e punes si dhe bashkepunimi me qytetaret te cilet jane te kenaqur dhe mirekuptues nga cdo zhvillim qe rrit cilesine e sherbimit dhe ofron standarte me te mira per pushuesit e te gjitha moshave.

Pushuesit ne intervistat e tyre shprehen me nota pozitive per gjendjen aktuale dhe menyren e organizimit te punes duke kerkuar qe te kete te njejten vemendje ndaj plazhit nga fillimi deri ne fund te sezonit.

Kabinat e shpelarjes, tualetet publike, cilesia dhe mirembajtja higjenike e tyre apo koshat dhe mirembajtja e pastertise se reres jane investime te cilat kane nevoje edhe per kujdesje nga qytetaret dhe kjo e gjitha rrit cilesine dhe ofron pushues e si rrjedhim qetesi dhe relaks per pushuesit dhe te ardhura finaciare per çdo biznes te zones.

Policia e rendit nga ana e saj duke u kordinuar me planin e masave ne nivel qarku ka disiplinuar qarkullimin e mjeteve dhe njerezve duke mbajtur te paster zonen nga çdo shkeles ligji dhe duke ndeshkuar e bllokuar mjetet qe shkelin rregullat e vendosura nga ligji dhe bashkia.

Patrullat e uniformave blu jo vetem qe rrisin sigurine tek pushuesit, por edhe bejne te mundur vendosjen e rregullit ne çdo pjese te plazhit ne gjithe gjatesine prej afro 3 km nga 15 km vije bregdetare qe jane pjese e AdZM.