Reklame:

Krimet e Komunizmit, Nisin studimet ne kampet e punes se detyruar

Diten e sotme ne pervjetorin e vdekjes se te madhit Sami Frasheri, Autoriteti per Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit te Shtetit ka ka zhvilluar disa vizita studimore ne kampet e punes se detyruar dhe e ka nisur pikerisht ne sheshin “Sami Frasheri”, ne Belsh.
Krahina ka qene front pune per shume te perndjekur si dhe vendi ku ndodhej burgu i grave ne komunizem.

Me pas grupi studimor i kryesuar nga Simon Mirakaj ka vazhduar vizitat duke  u zhvendosur ne Gjaz te Krutjes ne Lushnje.

Ne kete koloni te punes se detyruar ne zemer te Krutjes, “krenarise” se kolektivizimit te tokes, proces ky qe u shoqerua me dhune ndaj kulakeve dhe njerzve me influence te zones, dhe qe u shenjua nga nje zhvillim bujqesor tipik per nje shtet te izoluar.
Nuk mund te mungonte vizita ne Saver tek barraka e “shtate”, e cila eshte ende ne kembe, per te deshmuar se si sidomos familjet e elites intelektuale e politike te paraluftes e luftes u mbajten nen rregjim te rrepte policor, dhe u trajtuan jo vetem si kercenim per shtetin por edhe si krahe pune pa pretendime.
Disa memoriale jane ne kembe sot, por ende eshte larg zhvillimi i narratives se bujqesise ne komunizem dhe i fatit te kundershtareve politike, detyruar ne pune krahe ne nje arkipelag prej te pakten 11 kolonive te punes ne Lushnje dhe 5 a 6 ne Belsh.

Ne nderim te grave te perndjekura, se shpejti do te shfaqet nje film dokumentar titulluar ” Grate me Komunizem: midis Dhunes dhe Stigmes, prodhuar nga Fiona Todhri dhe Tring.