Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi një udhëzim për t’i bërë ballë rrezikut të jetës sedentare, ku këshillonte që të kryhen 150 minuta stërvitje në javë.
Por një studim i fundit thotë se nuk mjafton.
Të paktën një orë aktivitet fizik në ditë është i nevojshëm për të shmangur sforcimet në trupin tonë kur qëndrojmë ulur në tavolinë për tetë orë me radhë.
Ky është përfundimi i arritur nga një grup kërkuesish ndërkombëtarë.
Instituti i Shëndetit Publik në Angli, pasi analizoi të dhënat e rreth 1 milion personave, arriti në përfundimin se kjo kohe për të bërë stërvitje është e pamjaftueshme për shumë individë.
Studiuesit thanë se rreziqet e vdekjes ishin 9.9% për ata persona të cilët qëndrojnë ulur për tetë apo më shumë orë në ditë dhe janë të angazhuar pak ose aspak në aktivitete fizike, krahasuar me ata që rrinin ulur më pak se 4 orë dhe ishin aktivë për të paktën një orë në ditë.