Temperaturat e larta dhe ndryshimi i menjehershem i klimes kane favorizuar disa fermere dhe per disa te tjere ka shenuar fundin e ciklit te bimeve te mbjella ne sera.
Ambjentet e mbyllura kane tashme nje rrisk me te madh dhe kerkohet keshillim me specialistin ne cdo moment.
Kornishoni, trangull per konservim, ka nje fluks te madh te prodhimit, e nxitur nga nderprerja e lageshtires ajrore dhe temperaturat e larta qe nxisin dhe pershpejtojne ritmin e rritjes se produkteve bujqesore.
Vegetal, e cila promovoi dhe guxoi fuqishem te futet ne treg tashme po vjel frutet e para te investimit ne nje forme te re organizimi.
“Nuk jemi ende ku duhet pasi ndryshimi i menjehershem i klimes sjell probleme te cilat do te zgjidhen hap pas hapi”.– shprehet Eno Jegeni, administrator – “Pas perfundimit te siperfaqeve ne sera do te kemi edhe prodhimin e mbjelle ne fushe dhe jane afro 25 ha vetem ne Gradishte te cilat kane veshtiresi menaxhimi ne vitin e pare dhe cdo problem i dale kthehet ne nje leksion per sezonin e ardhshem”.
“Meqe jemi ne fillim te ketij cikli, mbledhim mesatarisht 6 ton ne dite, por volumi po shkon drejt 40 – 45 ton ne dite. Mesatarisht vijne rreth 40 fermere ne dite, te cilet kane sjelle prodhim cilesor e sipas standardit te kerkuar”.
Aktualisht po grumbullohet trangulli Kornishon i kontraktuar me fermeret sipas mareveshjes. Qendra e grumbullimit ne Vajkan ka nje makineri bashkekohore e cila fale kapacitetit te larte selektues, shkurton kohen e pritjes se fermerit si dhe jep hakun real per secilin. Produkti ambalazhohet dhe po behen ngarkesat e kamioneve te pare per ne Austri, destinacioni perfundimtar para konservimit.