Reklame:

Pas suksesit te 2018, rinisin studimet per folenizimin e breshkave detare ne Divjake

Natyra e rralle e Parkut Kombetar Divjake – Karavsta eshte e populluar nga mbi 245 lloje shpendesh dhe speciesh te tjera.
Pelikani Kaçurrel ngelet simboli i ketij parku por puna e shkelqyer e AdZM Fier sebashku me specialiste dhe biolog te tjere po bejne te mundur qe numri i ketyre specieve te vije duke u rritur.

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta biologu Enerit Sacdanaku dhe specialisti i AdZM Fier Ervin Allushi janë duke studiuar vendet e mundshme të folezimit të breshkave detare.

Ata po vendosin termometra për matjen e temperaturës së rërës dhe po masin konsistencën e saj nese do te jete apo jo e pershtatshme per nje folenizim tjeter te breshkeave ne kete plazh.

Kjo zonë vjet pati një folezim të suksesshëm të 68 breshkave detare te llojit ” Caretta Caretta”, te cilat u monitoruan me sukses nga specialistët e mjedisit qe asistuan ne kete projekt si dhe ata te AdZM Fier me perkushtimin e vete drejtorit Ardian Koçi.

Deri tani, një popullatë e rëndësishme e breshkës së detit është identifikuar se përdor ujërat e bregdetit të Shqipërisë për t’u ushqyer dhe dimëruar, ndërsa rastet e raportuara për folezimin e tyre kanë qenë shumë të pakta dhe jo zyrtare, deri në gjetjen e fundit në plazhin e Divjakës.