Reklame:

Uji me mente jep energji, pastron, parandalon kancerin dhe forcon kujtesen

Përveç të qenit i mirë dhe freskues, uji me mente ka shumë vlera terapeutike që ju ndihmojnë të përmirësoni cilësinë e jetës tuaj në mënyrë të natyrshme. I mirënjohur sidomos gjatë muajve të verës, uji me mente ndihmon në zbutjen e simptomave të problemeve të tretjes, pasi është i pasur me mangan, bakër dhe vitaminë C. Por përfitimet e ujit me mente nuk mbarojnë me kaq.

Përshpejton tretjen. Uji me mete heq acidin e stomakut, parandalon inflamacionin dhe dhimbjen e barkut.

Përmirëson frymëmarrjen. Pirja e ujit me mente përmirëson thithjen e oksigjenit, në sajë të acidit rosmarinik që parandalon inflamimin e sistemit të frymëmarrjes.

Kuron diarren. Kjo pije relakson muskujt e zorrëve dhe zvogëlon simptomat e diarresë.

Pastron trupin. Mentja ka veti antivirale dhe është e aftë të eliminojë parazitët e zorrëve.

Përmirëson kujtesën. Aroma e mentes stimulon forcimin e kujtesës dhe përmirëson të gjitha funksionet njohëse.

Parandalon zhvillimin e kancerit të prostatës. Mentja përmban një përbërës të ngjashëm me mentol, i cili ndihmon në reduktimin e rrezikut të kancerit, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Mjekësisë në Seul.

Lufton aromën e keqe të gojës. Sulmon dhe eliminon mikrobet që shkaktojnë frymëmarrje të keqe.

Kuron kapsllëkun. Uji me mente përmirëson tranzitin e zorrëve dhe largon simptomat e sindromës së zorrëve nervoze.

Lehtëson stresin. Mentja ka një efekt qetësues, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe largon stresin.

Për të përgatitur ujin me mente ju nevojitet: gjysmë kilogram limoni, 1 tufë nenexhik organik, 2 litra ujë.

Përgatitja:

Vendosni nenexhikun në një enë me gjysmë litër ujë dhe ziejeni për rreth 10 minuta. Në gjysmë litrin tjetër të ujit shtrydhni lëngun e limonit. Më pas përziejini të gjithë së bashku, mbajeni në një enë qelqi dhe piheni gjatë gjithë ditës.