Farat chia janë cilësuar nga ekspertë dhe nutricionistë të shumtë si një nga ushqimet më të shëndetshme në planet. Janë të mbushura me lëndë ushqyese dhe i japin trupit dhe trurit tuaj përfitime të jashtëzakonshme.
Sipas gjuhës antike të fiseve Maja, “chia” do të thotë fuqi.
Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.
Fara Chia është e shkëlqyeshme për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes.
Nutricionistët pajtohen se fara Chia është një prej gjërave më të mira që mund ta konsumoni në qoftë se ndiheni të dobët dhe pa energji, pasi që ndikon në funksionimin e muskujve, dhe liron energji në trupin tuaj, prandaj përdoret shpesh nga atletët.
Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve. Dieta apo mënyra strikte e të ushqyerit bazuar në konsumimin e kësaj fare është dëshmuar si e shkëlqyer në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.
Fara Chia përmban gjithashtu acide yndyrore omega-6, antioksidantë (vetëm një gram fara Chia është katër herë më i pasur me antioksidantë se boronicat e freskëta) dhe proteina të cilat janë thelbësore për shëndetin e lëkurës.
Studimet kanë treguar se konsumimi i farave Chia gjithashtu ndikon në shëndetin e flokëve dhe thonjve në përputhje me faktin se Chia është një burim i madh i proteinave (20 për qind) të cilat trupi duhet vazhdimisht t’i ketë për të reflektuar dhe mbrojtur rrënjët e flokëve, respektivisht thonjve të cilët janë bërë nga proteina keratinë.
Konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin, dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës.