Reklame:

FMN: Taksa 100% rriti çmimet në Kosove

Vendosja e tarifës 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina kanë rritur ndjeshëm çmimet e mallrave të konsumit në Kosovë. Këto janë përfundimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar pas vizitës disa ditore të misionit të tij në Prishtinë.

Sipas FMN-së, rritja e sektorit privat dhe ajo e eksporteve janë edhe sfidat kryesore me të cilat përballet ekonomia e Kosovës. Ndërsa, rritja ekonomike vijon të mbetet e fuqishme në 4% këtë vit, FMN thekson se ulja e papunësisë nuk është i vetmi drejtim ku duhet të fokusohet qeveria.

Pavarësisht se Kosova ka ruajtur një stabilitet në politikat makro-fiskale, Fondi Monetar Ndërkombëtar bën thirrje për një rishikim të reformave në administratën publike, duke argumentuar se iniciativat e kushtueshme mund të pengonin zhvillimin e sektorit privat.

FMN rekomandon autoritetet që të përqendrohen në një sërë reformash kyçe, të cilat duhet të përfshijnë ristrukturimin e ndërmarrjeve publike, përshpejtimin e reformave arsimore, si dhe ato në forcimin e klimës së biznesit. (A2)