Shkencetaret nga Zvicra kane bere disa gjetje te rendesishme ne lidhje me Shegen.
Studiuesit kane vertetuar se antioksidanti tanina qe gjenden tek sheget konvertohen ne sistemin e tretjes ne nje kompleks qe duket se ngadaleson plakjen mitokondriale – nje proces natyral qe dobeson qelizat dhe shkakton humbjen e mases dhe fuqise se muskujve me vitet e kaluara.
Ne vitin 2016, Komisioni Federal i Tregtise dhe nje gjykate federale amerikane ndaluan kompanine “POM Eonderful” qe prodhonte leng shege nga reklamimi, i cili thoshte se produktet e saj mund te zvogelonin rrezikun e semundjeve te zemres, kancerit te prostates dhe mosfunksionimit erektil.
Por, tanime, nje kerkese shendetesore eshte verifikuar, dhe Ellagitanina, substanca qe gjenden ne nje varietet te frutave dhe arrave, por veçanerisht te perqendruar tek sheget, konvertohen ne nje perberje te quajtur urolithin A (UA) ne zorren e njeriut. Muskujt fillojne te dobesohen dhe humbasin forcen dhe masen tek njerezit mbi moshen 50 vjeç – por nje studim i ri ka gjetur se UA mund te stimuloje biogjenezen mitokondriale – ne fakt duke permbysur efektet e pashmangshme te plakjes ne qeliza.