Shqipëria ka tejkaluar nivelin e 1 milion tonëve të prodhimit të perimeve.
Referuar statistikave zyrtare të INSTAT, në vitin 2018 prodhimi i perimeve ishte 1 milion e 166 mijë ton, duke shënuar një rritje vjetore rreth 1,25 %, krahasuar me vitin 2017.
Nëse krahasojnë nivelin e prodhimit, rezulton se për çdo vit Shqipëria po rrit në mënyrë progresive sasinë e perimeve që prodhon.
Në vitin 2014, Shqipëria prodhonte 950 mijë ton perime dhe gradualisht ka tejkaluar nivelin e mbi 1.1 milion tonëve.
E sa i përket zonave që prodhojnë më shumë, sipas INSTAT, niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 418 mijë e 921 ton, Tiranë me 127 mijë e 176 ton dhe Berat me 118 mijë e 687 ton.