Debati për prodhimet vendase, një pjesë e mirë e të cilave nuk janë bio, përkundrazi për rritjen e tyre përdoren pesticide të ndryshme ka bërë që Qendra e Transferimit të Teknologjive bujqësore në Lushnjë, të ndërmarrë një test.
Është rezistenca ndaj sëmundjeve dhe super prodhimi janë dy arsyet që i bëjnë këto kultura më të kërkuarit për mbjellje.
Qendra e transferimit të teknologjive bujqësore në Lushnjë krahas hibrideve zhvillon edhe farërat autoktone. Këto janë të pëlqyeshme për konsumatorin, për shkak të shijes së veçantë, por jo për prodhuesit.
Megjithatë sipas specialistëve të kësaj qendre këtë vit janë rritur kërkesat për perime vendase.
Në këto fusha janë testuar mbi 800 farëra hibride të domates. Ato pasi prodhohen në këtë qendër, futen gjerësisht në treg. Këto hibride janë të certifikuara nga Bashkimi Evropian. Bimët që nuk japin rendimentin e duhur s’kualifikohen nga tregu.(Topchannel)